2 arrestime për kokainën në Portin e Durrësit, 1 nga Tirana dhe...

2 arrestime për kokainën në Portin e Durrësit, 1 nga Tirana dhe 1 nga Prishtina

65
0
Shares

Durrës

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Tranziti”, gjatë të cilit, mbrëmjen e datës 15 qershor 2022, Policia sekuestroi 45.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kokainë në një kontenier në Portin e Durrësit.

Pas hetimeve të thelluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vihen në pranga administratori i kompanisë dhe një agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e tentativës për trafikim të një sasi të madhe të kokainës që vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, e cila u kap falë informacioneve që dispononte Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i shtetasve:

– A. F., 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil;

E. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.

Mbrëmjen e djeshme, në Portin e Durrësit, Task Forca që vepron 24/7 në Portin e Durrësit, e cila përbëhet nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritetet doganore të Portit, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut dhe në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë, bazuar në informacionet që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës, ka ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY