Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit la në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të deputetit të PD, Kasem Mahmutaj.
Deputetit dhe vëllait të tij iu sekuestruan pronat pasi dyshohet se janë vendosur nga veprimtaria kriminale e vëllait të tij.
Hetimi pasuror ndaj familjes Mahmutaj, fillimisht nisi për Gazmend Mahmutajn, e më pas u shtri edhe për dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas SPAK rreth 25 pasuri, të cilat nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.
Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt me deputetin dhe vëllanë e tij me precedent penal. Pronat e konfiskuara konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe disa automjete.
Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të konfiskoheshin. Deputetit të Partisë Demokratike, iu kofiskuan me vendim gjykate 2 apartamente, 2 makina dhe dy prona të paluajtshme. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/