Protestë për rritjen e çmimeve në Tiranë, qindra mijëra të vuajtur por...

Protestë për rritjen e çmimeve në Tiranë, qindra mijëra të vuajtur por vetëm pak protestues

85
0
Shares

Një numër i vogël qytetarësh u mblodh sot rreth orës 18.00 në sheshin “Skënderbej”, në protestë kundër rritjes së çmimeve.

Me sloganin “Nuk mban më ukë pilafi” ata kanë marshuar më tej për te Kryeministria, duke kërkuar uljen çmimeve të rritura.

“S’ka më nëpërkëmbje, s’ka më sakrifica, ka vetëm të drejta, këto kërkon shumica.

Boll më me zhvatje, boll me hajdutëri, na vodhët të ardhmen, na vodhët lirinë.

Do dalim në rrugë me qindra me mijëra, po nuk ranë çmimet, do bjerë qeveria.

Ministrat për qejf, hoteleve në Dubai, ka shkuar 5 mijë lekë shishja e vajit.

Ju jeni milionera me vila dhe makina, s’paguajmë më për ju, as unë dhe as familja”, ishte marshi i protestuesve.

Prorestuesit kërkuan taksimin e oligarkëve dhe jo qytetarëve, për të vijuar më tej me thirrjet për uljen e çmimeve dhe rritjen e pagave.

Një grua e moshuar tha se mezi kishte ardhur në protestë pasi nuk kishte ngrënë se nuk kishte mundësi të blinte ushqime.

Një tjetër protestues Arlind Qorri, kërkoi sekuestrimin e pasurive të politikanëve. “T’ju sekuestrohen edhe rripat e pantollonave”, th ai. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY