Ministri i Jashtëm polak në Tiranë: Mbështesim përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë...

Ministri i Jashtëm polak në Tiranë: Mbështesim përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE

45
0
Shares

Zv.kryeministri Ahmetaj pret Ministrin e Jashtëm të Polonisë, njëherësh Drejtues i radhës i OSBE, “Mbështesim përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE. Bashkëpunim të shkëlqyer në kuadër të OSBE dhe NATO”, thotë ministri polak gjatë takimit.

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj priti sot në takim Ministrin e Jashtëm të Polonisë, i cili mban njëkohësisht edhe postin e Drejtuesit të radhës të OSCE, z. Zbigniew Rau. Në takimin dypalësh, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat kryesore. Turizmi mbetet një nga sektorët më aktivë të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, ndërsa palët theksuan gatishmërinë për rritjen e investimeve në fusha si energjia, transporti, etj.

Një pikë e rëndësishme diskutimi ishte procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ku Shqipëria, sikurse u theksua nga palët, i ka kryer të gjitha detyrat e shtëpisë.

Gjej rastin të falënderoj nga zemra Poloninë, për mbështetjen e saj të vazhdueshme për perspektivën evropiane të Shqipërisë, veçanërisht në lidhje me marrjen e datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare, një vendim që shpresojmë që vendet anëtare ta marrin sa më shpejt. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet dhe duke shpresuar në gjetjen e një zgjidhjeje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, shpresat tona mbeten ende për një vendim gjatë presidencës franceze të Bashkimit Europian. Shqipëria do të vazhdojë me vendosmëri udhën e reformave europianizuese, në radhë të parë në dobi të qytetarëve shqiptarë – tha Ahmetaj.

Nga ana e tij Ministri i jashtëm polak theksoi mbështetjen e pakursyer të Polonisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisëdhe Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe shprehu indinjatën për vonesat e vendeve të BE në këtë proces.

Palët diskutuan edhe për bashkëpunimin në kuadër të OSBE dhe NATO dhe situatën gjeopolitike të lidhur me invazionin rus në Ukrainë, të cilin e dënojnë me vendosmëri, si shkelje të sovranitetit të Ukrainës dhe minim të premisave për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

E sigurova Ministrin për vijimin e rolit pro-aktiv të Shqipërisë në përballimin e kësaj situate të paprecedentë. Ne kemi bërë thirrje për të ndaluar me çdo kusht luftën në Ukrainë, për të tërhequr të gjitha trupat ushtarake ruse nga ai vend si dhe për të ndaluar vrasjen e viktimave të shumta në atë vend dhe mbi të gjitha për të respektuar sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës. Lufta heroike e Ukrainës nuk është vetëm një luftë për mbijetesë e atij vendi, por një luftë për paqen dhe sigurinë në kontinentin europian. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023 dhe roli ynë në organizmin më të lartë për sigurinë globale është veçanërisht i rëndësishëm këtë muaj që Shqipëria mban presidencën e Këshillit të Sigurimit” – u shpreh Ahmetaj.

Ministri Rau vlerësoi partneritetin e shkëlqyer të administratës shtetërore të Shqipërisë më praninë e OSBE.

Do të doja të shprehja falënderimet dhe mirënjohjen tonë partnerëve shqiptare për bashkëpunimin shkëlqyer si dhe për këmbënguljen dhe përkushtimin e tyre në kryerjen dhe zbatimin e reformave të rëndësishme. E përgëzoj qeverinë e Shqipërisë në hapat e ndërmarrë lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu përgëzoj arritjet e Kryesisë të Shqipërisë të OSBE-së në vitin 2020 dhe anëtarësinë në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara si anëtar jo i përhershëm. Ne bashkëpunojmë ngushtë në kuadrin e NATO-s, Polonia gjithashtu mbështet plotësisht aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian” – tha Ministri polak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY