Gruaja shqiptare në Spanjë rrah për vdekje fënijën 2 vjeçar

Gruaja shqiptare në Spanjë rrah për vdekje fënijën 2 vjeçar

38
0
Shares

Një 32 vjeçare shqiptare me banim në Spanjë akuzohet se ka vrarë djalin e saj 2 vjeçar.

Fillimisht shqiptarja kishte telefonuar në numrin e emergjencës se fëmija i saj ishte rrëzuar aksidentalisht në shtëpi, por më pas u vërtetua se nëna 32 vjeçare ka ushtruar dhunë derisa 2-vjeçari ka ndërruar jetë, raportuan mediat spanjolle.

2-vjeçari kishte disa mavijosje që nuk përputheshin me versionin e nënës, raportuan mjekët që bënë autopsinë.

Edhe fëmija tjetër, vëllai i tij binjak është shtruar gjithashtu në spital pasi ka pasur mavijosje në të gjithë trupin e tij, të ngjashme me ato të 2 vjeçarit. Ajo u arrestua dhe më pas është lënë në burg, ku ka tentuar edhe të vetëvritej.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar kur gruaja thirri shërbimet e urgjencës.

Djali 2 vjeçar u dërgua në spitalin e Alicante-s, ku u kryen analizat radiodiagnostike që vërtetuan se për shkak të llojit të dëmtimeve të pësuara, veçanërisht frakturave, nuk bëhej fjalë për një aksident, por për vrasje. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY