EMRAT/ Kush janë 2 shqiptarët që kërkohen në Peru për 2.2 ton...

EMRAT/ Kush janë 2 shqiptarët që kërkohen në Peru për 2.2 ton kokainë, “Barbas” dhe “Pelado”

139
0
Shares

Janë identifikuar dy shqiptarët që janë në kërkim nga Peruja pasi u sekuestruan 2.2 ton kokainë që kishte so destinacion Roterdamin në Hollandë.

Ata janë Franc Malo dhe Gentjan Meta me pseudonimet Barbas dhe Pelods.

Policia peruane arrestoi ndrkohë disa peruanë që besohet se i përkisnin grupeve që trafikojnë në sasi të mëdha.

Sipas policisë peruane kundër narkotikëve, trafikantët shqiptarë frekuentonin shpesh ambientet e një kompanie agroindustriale ndërsa bëhet e ditur se të dy shqiptarët janë përfaqësues të rëndësishëm të bandave shqiptare të drogës  si dhe pjesë e kartelit Los Balcanes.

“Ne kemi sekuestruar 2 ton kokainë që ishte nisur drejt Holandës” tha në një deklaratë kreu i Drejtorisë së Anti Drogës në Peru nga porti i Callao.

Ai theksoi se dy shqiptarët Malo dhe Meta ndodheshin në krye të grupit që trafikonin lëndën narkotike që kishte për destinacion portin e Roterdamit në Holandë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY