Arrestohet në Vjenë Kasandro Noga, dyshohet për atentatin ndaj Hasanbelliut në Bruksel

Arrestohet në Vjenë Kasandro Noga, dyshohet për atentatin ndaj Hasanbelliut në Bruksel

132
0
Shares

Një shqiptar, i cili kërkohej për tentativën e vrasjes të shtunën në Bruksel, është arrestuar në Vjenë, transmeton agjencia austriake e lajmeve, APA.

Bëhet fjalë për Kasandro Nogën, i cili plagosi me gjashtë plumba Erion Hasanbelliu për shkak të një serie hakmarrje mes tyre dy ditë më parë, bëjnë të ditir burime joformale.

Agjencia shkruan se krimi ndodhi në mes të një rrugë, ndërsa për 45-vjeçarin shqiptar u lëshua një urdhër-arresti evropian.

Pas informacioneve se Noga ndodhej në Vjenë, hetuesit arritën ta prangosin rreth orsës 9:15 të mëngjesit të sotëm.

Agjencia shkruan se operacioni ndodhi në lagjen Donaustadt të Vjenës. 45-vjeçari mbeti i habitur, por nuk bëri rezistencë ndaj forcave policore.

Sipas APA, hetuesit kanë penguar fluturimin e tij drejt Shqipërisë. Ky fluturim pritej të realizohej së shpejti. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY