2000 avokatë bojkotojnë sot të gjitha gjykatat

2000 avokatë bojkotojnë sot të gjitha gjykatat

50
0
Shares

2000 avokatë në të gjithë Shqipërinë bojkotojnë sot seancat gjyqësore për shkak të hartës së re gjyqësore e cila u miratua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Nga bojkoti i avokatëve do të bëjnë përjashtim vetëm masat e sigurimit personal me të arrestuar.

Vetëm në gjykatat e Tiranës, GJKKO, Dhoma Penale, Civile, Apeli Tiranë dhe Administrative janë planifikuar të zhvillohen 215 procese gjyqësore të cilat nisin prej orës 08:00 deri në 15:30.

Kreu i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia deklaroi se sugjerimet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë nuk janë marrë parasysh.

Ai paralajmëroi se të gjithë avokatët që nuk do të respektojnë vendimin do u hiqet licenca.

Për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, bojkotimi i seancave gjyqësore nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk i shërben askujt.

Sipas Manjës, përpara se të miratohej kjo hartë gjyqësore janë marrë në konsideratë edhe sugjerimet nga avokatia.

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Harta e re gjyqësore veç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e 5 prej gjykatave të Apelit në vend duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë. Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun.

Debati për hartën filloi që pas disa takime konsultative, në të cilat ajo u kundërshtua ashpër nga avokatët, për shkak se sipas tyre pengon aksesin e qytetarëve të drejtësia.

KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave.

Harta e re iu dërgua ministrisë së Drejtësisë me 10 qershor nga KLGJ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY