BERAT/ U plagos me armë nga miku i tij aksidentalisht, gënjeu në...

BERAT/ U plagos me armë nga miku i tij aksidentalisht, gënjeu në spital. Policia merr një vendim

56
0
Shares

Deklaroi se ishte vetëdëmtuar me mjet të mprehtë, arrestohet në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, 43-vjeçari që u paraqit në spitalin e Beratit, ditën e djeshme.

Shpallet në kërkim 47-vjeçari që dyshohet se e plagosi aksidentalisht me armë zjarri.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. B., 43 vjeç, banues në Skrapar, sepse ditën e djeshme është paraqitur me dëmtime në trup, në Spitalin Rajonal Berat dhe gjatë deklaratës përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, ka pretenduar se ishte vetëdëmtuar aksidentalisht duke punuar në oborrin e shtetasit A. A.

Nga veprimet hetimore të punonjësve të Policisë, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe këqyrja e të dëmtuarit nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se ky shtetas ishte plagosur me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasin A. A., 47 vjeç, pasi dyshohet se në oborrin e banesës së tij, në fshatin Grevë, Skrapar, ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasin V. B. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY