Emigrantët ilegalë në Angli dërgohen në Ruanda, planifikohet grupi i parë, mes...

Emigrantët ilegalë në Angli dërgohen në Ruanda, planifikohet grupi i parë, mes tyre shqiptarë

108
0
Shares

Qeveria angleze i ka dërguar letra 100 azilkërkuesve se kërkesa e tyre për azil do të shqyrtohet pasi ata të jenë dërguar në Ruanda.

Ministria e Punëve të Brendshme angleze ka vendosur të dërgojë në Ruanda 30 personat e parë përmes kësaj skeme e cila synon frenimin e azil kërkimit në Angli. Tch ka mësuar se në avionin e parë që do të niset drejt Ruandës mesditën e së martës ka edhe disa shqiptarë .

Që kur qeveri e kryeministrit Boris Johnson, arriti një marrëveshje me Ruandën, prej 1 majit e në vazhdim të gjithë emigrantët që kanë mbërritur ilegalisht në Angli mbahen të izoluar në disa qendra ndalimi për emigrantët.

Javën e shkuar gjykata e lartë angleze rrëzoi kërkesën e disa organizatave jo qeveritare të cilat ju drejtuan gjykatës për të bllokuar dërgimin e emigrantëve në Ruanda. Por Avokatët që kërkojnë bllokimin e fluturimit të 30 emigrantëve të martën drejt Ruandës nuk humbën kohë dhe e çuan çështjen në gjykatën e apelit.

Në këtë të fundit gjyqtari Lord Sing la në fuqi vendimin e gjykatës së lartë angleze për të lejuar dërgimin e azil kërkuesve në Ruanda. Gjyqtari i apelit tha se vendimi i marrë më parë ishte korrekt dhe nuk kishte shkelje të ligjit siç pretendonin apeluesit.

Sipas Ministrisë së Brendshme angleze, gjatë viti 2021, 837 shqiptarë mbërritën në Angli përmes udhëtimit të rrezikshëm me gomone në kanalin e La Manshit.t.ch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY