Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano i cili ndodhet për një vizitë disaditore në Uashington.
Krahas takimeve të rëndësishme me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë, Nano zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray i cili përgëzoi Nanon për kurajon dhe profesionalizmin në drejtimin e Policisë së Shtetit.
Vizita përforcoi marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.
Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano më herët u takua edhe me zëvendësndihmësprokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/