EMRAT/ 4 zyrtarë nën hetim për tjetësim prone

EMRAT/ 4 zyrtarë nën hetim për tjetësim prone

100
0
Shares

4 zyrtarë janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë së një qytetari. 2 nga personat që janë vënë nën hetim janë të punësuar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ndërsa një tjetër te Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Personat e vënë nën hetim janë:

Lediana Bardhi, e cila është aktualisht përgjegjëse pranë njësisë së teknologjisë së informacionit të FSHZH

Rajmonda Dashi, aktualisht, përgjegjëse në sektorin e procedurave të privatizimit në Drejtorinë e Pronës Shtetërore dhe Privatizimit.

Thanas Leka, specialist në Drejtorinë e Monitorimit të Proceseve Kalimtare pranë DP ASHK.

Njoftimi i prokurorisë:

Tjetërsuan pronën e një qytetari përmes falsifikimit të dokumenteve, nisin hetimet për 2 punonjës të Kadastrës dhe një të Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, me datën 19.10.2020 ka regjistruar procedimin penal nr.6940 për veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i K. Penal , me kallëzues shtetasin P. B.

Shtetasi  P.B ka kallëzuar shtetasit L.B dhe shtetasin L.L, ku sipas tij është ndodhur përpara një situate flagrante paligjshmërie pasi këta dy persona në bashkëpunim mes tyre, por edhe me persona të tretë, në kundërshtim dhe shkelje të hapur të ligjit kanë përvetësuar pasurinë e kallëzuesit, përmes paraqitjes së fakteve të rreme si dhe duke falsifikuar dokumentet.

Në vijim të hetimeve nga ana e Prokurorisë dhe më pas të miratuara nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, janë caktuar masat e sigurisë ndaj shtetasve, si më poshtë:

L.B si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga neni 186/3 i K.penal dhe ‘‘Shpërdorimit te detyres‘‘ parashikuar në nenin 248 te K.Penal, aktualisht me detyrë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale

R.D si person i dyshuar për veprën penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar nga neni 248 te K.Penal, aktualisht me detyre prane DP AshK.

Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

Th. L i si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit të detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 të K.Penal aktualisht me detyrë pranë DP AshK.

Masa e sigurise “Detyrim per tu paraqitur në policinë gjyqësore” neni 234 dhe ‘’Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’’ neni 240.1.a i K.Pr.Penale.

D.V si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘‘Shpërdorimit te detyrës‘‘ parashikuar ne nenin 248 te K.Penal aktulaisht pa punë.

Masa e sigurise “Detyrim për tu paraqitur në policine gjyqsore” neni 234. Ne vazhdim, po vijohet me ekzekutimin e Udhërit të Ekzektimit të arrestit të nxjerrë nga Prokurori Bledar Valikaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY