Çelësat që u gjetën djepranë trupit të viktimës në Krushovë të Kolonjës kanë hapur dyert e shtëpisë së një prej të zhdukurve në zonë.
Sipas burimeve, çelësat i përkasin personit të zhdukur prej 1 Nëntorit të 2021, Sherif Mukaj i datëlindjes 30.04.1993.
Paraprakisht policia ka thirrur familjarët e 29 vjetarit ndërkohë ende nuk ka rezultat përfundimtar për identifikim.
Pesë persona të dyshuar janë shoqëruar në polici si të lidhur me ngjarjen.
Kolonjë/Informacion paraprak
Më datë 11.06.2022, rreth orës 14:00 mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4, dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/