Detaje të reja për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, jeta e tij mes...

Detaje të reja për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, jeta e tij mes Tiranës, Memaliajt dhe Greqisë

231
0
Shares

Familjarë të Aleksandër Sadikaj, vetëm 27-vjeç do të gjente vdekjen ditën e djeshme në një atentat në Tiranë thanë se. Uk kanë dijeni për autorët e krimit dhe se nuk kishin pasë probleme me asnjë person.

Makina me të cilën po udhëtonte Aleksandri shpërtheu nga një sasi tritoli rreth 400 gram që ishte vendosur në makinën e tij. Sadikaj mbeti fillimisht i dëmtuar ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Për zbardhjen e ngjarjes, hetuesit i kanë përqëndruar hetimet në dy drejtime, ku njëra pistë është hakmarrja, për shkak të të shkuarës së tij kriminale dhe pista tjetër, trafiku i drogës.

Sipas hetuesve 27-vjeçari  ka qenë anëtar i një grupi të fuqishëm kriminal, që merret me kultivimim të lëndëve narkotike në jug të Shqipërisë, dhe trafikimin e saj drejt Greqisë. Sadikaj ishte personi kyç që bënte lidhjen dhe shitjen e drogës në vendin fqinj, bëjnë të ditur burime jozyrtare të policisë.

Ndërkohë mjeti që u hodh në erë nuk ka qenë në pronësi të viktimës, por përdorej shpesh prej tij, për këtë shkak në pyetje është marrë edhe pronari i mjetit, ku po hetohet nëse mund të ketë qenë edhe ai shënjestra.

Hetuesit deri më tani, përveç kamerave të sigurisë të një biznesi që ndodhet pranë zonës ku u shpërthye mjeti, kanë sekuestruar edhe kamera sigurie në vendet ku i riu ka frekuentuar të premten dhe mengjesin e së shtunës.

Aleksandër Sadikaj jetonte mes Tiranës dhe Memaliajt, ai ishte pronar i një resorti në vendin e tij të lindjes, ndërkohë që edhe në kryeqytet administronte një lokal në zonën e Selitës.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY