Këto janë pamjet e vendit ku u hodh në erë 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj.
I riu ka qenë i proceduar më herët për një tentativë për vrasje. Pista e hakmarrjes, mbetet deri tani shkaku kryesor i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur sot në kryeqytet.
Mjeti që drejtonte Sadikaj, ishte duke lëvizur nga Tirana në drejtim të Elbasanit, në momentin kur shpërtheu lënda plasëse, e më pas flakët në makinë.
“Në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili u fërgua në spital por pa mundur tu shpëtojë plagëve, duke dhënë shpirt.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/