Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, në një akt të paprecedentë, kanë dhunuar selitë e tre partive opozitare, PDK, PR dhe PBDNJ, njofton kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.
Deklarata e Ndokës:
Pushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare (PDK, PR e PBDNJ).
Pushteti pasi dështoi me pengun Basha në Opozitë, i është vërsulur partive të tjera politike.
Mbas sulmit të zyrave të FRD, në shënjestër tashmë Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekustron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ.
Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes), institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të.
Dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik.
Partia Demoktistiane e Shqipërisë, PDK
Zyra e Shtypit
Tiranë, më 11 Qershor 2022
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/