ANALIZA/ Kancelari Scholz qartazi i kërkon Serbisë të njoh Kosovën

ANALIZA/ Kancelari Scholz qartazi i kërkon Serbisë të njoh Kosovën

56
0
Shares

Nga Genc Çaushi

Sadoqë Presidenti serb Aleksandër Vucic bën rolin e shejtan – budallait sa herë kur në takimet me udhëheqës te ndryshëm botëror i kërkohet tërthorazi njohja e shtetit të Kosovës, gjatë turit të Kancelarit Olaf Scholz në Ballkan, lideri i Beogradit pohojë një të vërtet, se pas SHBA një gjë të tillë tani qartazi ja kërkon edhe Gjermania. “Ne sot dëgjuam se po kërkohet njohja reciproke, kurrë më herët nuk kemi dëgjuar nga askush nga Europa se po kërkohet njohja reciproke. Këtë e dëgjuam sot në konferencën për gazetarë në Prishtinë”, tha Vuçic, duke shtuar më tej se “askush nuk ka folur ndonjëherë për njohje reciproke, përveç amerikanëve që e miratuan atë doktrinë saktësisht tre vjet më parë”, tha Vuçiq gjatë konferencës së përbashkët me Scholz. Kancelari gjerman deklaroi qartë se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës. Ai këte deklarate e bëri gjatë vizite në Prishtinë, pas së cilës po në të njëjtën dite vizitoi edhe Beogradin, ku edhe në kryeqytetin serb vuri në dukje se qëndrimi i Gjermanisë për çështjen e Kosovës është i qartë dhe i njohur prej vitesh dhe shtoi se tani është e nevojshme që “të gjithë në proces të bëjnë përpjekje për të bërë përparim”. Ish ministri i propagandës së kasapit të Ballkanit, Miloshevicit, e kupton se rezistenca ndaj njohjës së shtetit të Kosoves nga Serbia ështe cështje kohe pasi kjo “kërkesë” vjen nga fuqia më e madhe ushtarake dhe ekonomike në botë, SHBA dhe tani ekonomia më e fuqishme në Europë dhe ndër partnerët më të rëndesishem tregtare të serbisë sidomos në këtë kohë krize, që ështe Gjermania. Mesazhi i artikuluar nga Scholz për vazhdimin e dialogut Serbi-Kosove, si ne Prishtine ashtu edhe në Beograd ishte i drejtpërdrejtë, ku edhe pala kosovare ka detyrimet e veta për mbarëvajtjen e tij. “Shpresoj se do të marrim një raport për këtë progres. Hap pas hapi, të dyja palët duhet të kontribuojnë në të dhe janë përgjegjëse për të mos bllokuar asgjë, për të mos shtyrë takimet dhe për të bërë një sërë hapash të vegjël që do të çojnë në qëllimin përfundimtar”, tha ai. Scholz shkoj edhe me tej kur vuri ne dukje se ”është e paimagjinueshme që dy vende që reciprokisht nuk e njohin njëri-tjerin, të bëhen anëtarë të BE-së”. Si Serbia ashtu edhe Kosova se fundmi aspirojne te antaresohen ne bllokun europian. Dhe eshte pikersiht kjo aspirate per ne BE qe e avantazhon Kosoven ne raport me Serbine ne gjykimin e Kancelarit gjerman por edhe me gjere. Ai eshte shprehur se kushdo që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian duhet t’i pranojë të gjitha direktivat dhe rregullat e lidhura me të dhe sanksionet e vendosura nga BE-ja kundër Rusisë janë një prej tyre. Në Beograd Scholz deklaroi: “Ne presim që sanksionet të zbatohen edhe nga ato vende kandidate që janë të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE”. Ndërkohe përgëzoi Kosovën që i është bashkuar shteteve perëndimore në ndëshkimin e Moskës, per shkak te agresionnit te saj ndaj Ukraines fqinje. Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur ende sanksione ndaj Rusisë. Ndonese Vuçic u perpoq te justifikohej kur tha se Beogradi e kishte dënuar sulmin e Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por se vendi i tij ka një qëndrim të ndryshëm ndaj sanksioneve, sepse Serbia gjendet në një “situatë shumë të komplikuar” kur është fjala për furnizimin me energji. Dhe vetem 10 dite me pare Presidenti Vuçic njoftoje me tone triumfuse se kishte siguruar një marrëveshje “jashtëzakonisht të favorshme” trevjeçare për furnizimin me gaz natyror nga Rusia, ndërkohe që BE po perpiqet për të bojkotuar gradualisht furnizimet me energji ruse. Vuçic pretendon se dëshiron ta fusë Serbinë në BE, por ka kaluar vitet e fundit duke çimentuar lidhjet me Rusinë, një aleat tradicional. Pas vizitës në Kosovë dhe Serbi, Scholz sot viziton Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Kjo ishte vizita e parë e një kancelari gjerman në Kosovë në 14 vjet, ndërkohë që në vjeshtë Scholz tha se do ta ftonte Kurtin në Berlin për një vizitë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY