EMRI/ Hidhet në erë bashkë me makinën 27 vjeçari nga Memaliaj, detajet...

EMRI/ Hidhet në erë bashkë me makinën 27 vjeçari nga Memaliaj, detajet e policisë, kush ishte viktima

156
0
Shares

Një i ri 27 vjec nga Memaliaj u hodh në erë ndërsa udhëtonte me makinën e tij në afërsi të TEG në Tiranës.

Aleksander Sadikaj vdiq nga plagët e shumta në spital ndërsa makina u shkrumbua.

I riu ka qenë i proceduar më herët për një tentativë për vrasje, me origjinë nga qyteti i Beratit. Pista e hakmarrjes, mbetet deri tani shkaku kryesor i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur sot në kryeqytet.

Mjeti që drejtonte Sadikaj, ishte duke lëvizur nga Tirana në drejtim të Elbasanit, në momentin kur shpërtheu lënda plasëse, e më pas flakët në makinë.

“Në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili u fërgua në spital por pa mundur tu shpëtojë plagëve, duke dhënë shpirt.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY