“Emergjente ndërtimi i frontit opozitar me këdo që është kundër kësaj qeverie”

“Emergjente ndërtimi i frontit opozitar me këdo që është kundër kësaj qeverie”

49
0
Shares

Duhet të krijojmë me shpejtësi Frontin Opozitar deklaroi sot kreu i PD Sali Berisha gjatë një takimi me drejtues të strukturave lokale të PD.

“Askush nuk do të angazhohet për rrëzimin e këtij pushtetit përveç nesh. Nëse presim se do të na vijnë ndihma ne mashtrojmë e gënjejmë veten tonë. Para syve tanë u instalua pushteti total i PS-së. Atëherë komunizmi u bë i urryer por sot kemi problem madhor se brezi i ri duhet të lexojë për monizmin dhe të vendosë që ti përvishet. Kjo është problem. Duhet të punojmë shumë. Këtu ka marrë fund Kushtetuta. Jemi në emergjencë kombëtare.

Rama vazhdon edhe sot me dy tre individë, i merr si përfaqësues të opozitës për turpin e tij për të dëshmuar se është pinjoll një bastard i bllokmenëve hoxhistë”, tha Berisha.

Aktualisht njëri nga mbështetësit kryesor të bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është njëkohësisht fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj dhe bilbilon Enkelejdi siç i thotë Rama, tha Berisha.

Fjala e Berishës:

Ky është takimi i parë që zhvillohet vetëm me ju, një takim pune në të cilin besoj se së bashku do përcaktojmë sot të gjithë qëndrimet, aktivitetin që ne do ndërmarrin për të shndërruar forcën tonë politike në një forcë politike ne veprim. Unë e kam theksuar dhe e theksoj, para jush dhe para publikut shqiptar se për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar e induktuar në tetë vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazaret e pandershme dhe të turpshme të udhëheqjes së saj. Nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Unë mund tu jap sot vetëm një shembull. Aktualisht njëri nga mbështetësit kryesor të bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është njëkohësisht fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj dhe bilbilon Enkelejdi siç i thotë Rama, për të mos thënë probleme të tjera madhore të bëra të qarta tashmë publikisht të Bashës e të ndonjë tjetri.

Ky është një problem shumë serioz për ne, sepse përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje. Është e vërtetë se këtë gjendje e krijuan pazaret e udhëheqjes me qeverinë, por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve nga shtatori gjer sot që bënë një mrekulli absolutisht të vërtetë të madhe për Shqipërinë dhe Europën.

Ngritën në këmbë forcën e tyre politike si forcë të vërtetë opozitare, kundrejt presioneve, terrorit, trysnive, të shumëllojta të jashtëzakonshme. Ata presin udhëheqjen tani. Ata presin tani një drejtim nga ne. Revolta, pakënaqësia ndaj këtij regjimi zien dhe vlon jo vetëm në zëmrat e demokrateve, por ju garantoj dhe në një përqindje të madhe të qytetarëve pa parti por edhe qoftë edhe të partisë Socialiste dhe partive të tjera. Po përsëri sot për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë. E them këtë për detyrimet tona që kemi. Sot nuk mund të ketë mësues të kënaqur, kur prej 8 vitesh ai nuk sheh asnjë përmirësim real të gjendjes së tij personale, të gjendjes familjare të fëmijëve që mëson dhe prindërve që takon. Shikon vetëm rënie, shikon vetëm mospërfillje përçmim. Po kjo po kaq e vërtetë është për mjekët që po ikin masivisht për shkak të shpërfilljes së plotë nga ky regjim.

Është e vërtetë me të gjithë profesionistët e tjerë, është e vërtetë me qytetarët është e vërtetë me të rinjtë. Pra orbita e pakënaqësive dhe njerëzve të pakënaqur dhe të revoltuar është shumë e madhe. Detyra jonë është të aktivizojmë dhe ti tërheqim ata në veprimin tonë. Të bëjmë gjithçka për të vendosur bashkëpunim me ta. Të bëjmë gjithçka për të identifikuar çdo organizatë dhe grup interesi, çdo individ influent dhe çdo aleat tonin që ne do të duhemi të krijojmë me shpejtësi frontin opozitar.

Ne jemi në situatë absolutisht shumë më të vështirë sesa në vitin 1991. Po pse ja u them unë këtë në vitin 1991 ne kishim një regjim monist, komunist por ai ishte një rrokullisje botërore, komunizmi nuk ra në Shqipëri në fillim, komunizmi u rrokullis në të gjithë botën, në Evropë është fjala, ishte monist, i kishte të gjitha pushtetet po prapë nuk mbijetonte dot dhe ne i dhamë shtytjen atij. Kurse sot ne kemi rrëgjim monist, kemi një rrëgjim 1005 monist siç ishte në vitin 1991. Pa asnjë dallim, përkundrazi edhe më monist se në 1991. Sot të gjitha pushtetet pa përjashtim çdo pushtet është në duart e Edi Ramës në duart e një njeriu. Është në duart e një partie, sot është realitet më i hidhur i Shqipërisë Partia Shtet, tipa kardinal i diktaturave. Por nga ana tjetër askush nuk do angazhohet për rrëzimin e këtij pushteti përveç nesh. Në rast se ne presim se do na vijnë ndihma, ne mashtrojmë dhe gënjejmë veten tonë. Para syve tanë u instalua çdo muaj e çdo vit pushteti total monist i PS. Atëherë kishim një lehtësi tjetër se komunizmi u bë i urryer, ndërsa sot kemi një problem madhor se brezi i ri, të rinjtë duhen të lexojnë për monizmin dhe të vendosin që ti përvishen. Dhe kjo është problem duhet të punojmë shumë. Këtu ka marrë fund kushtetuta se në rast se s’ka kontroll dhe balancë të pushteteve, kushtetuta është një copë letër e pavlerë. E them këtë për të theksuar se në çfarë emergjence kombëtare jemi ne si asnjëherë tjetër. Ramiz Alia nuk arriti ti imponojë me opozitë të manipuluar, Edi Rama vazhdon dhe sot që dy tre individë i merr si opozitë, për turpin e tij. Për të treguar se është një pinjoll, një bastard i bllokmenëve hoxhistë, që u thotë shqiptarëve se bordet janë komuniste por janë të mira. Pra kjo është gjendja

Po prap ku jemi ne? Më të fortë se kurrë. Kemi 44 mijë ‘luftëtarë’ që na u përgjigjën në çdo kohë. U konfirmuan, 44 mijë luftëtarë është një pakicë që mund të kryejë me sukses, mund të ndërtojë një lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë luftëtarë kërkojnë që të mobilizohen. Të arrijmë ti motivojmë dhe ti mobilizojmë. Kërkohet me çdo kusht ta zgjerojmë frontin. Kemi të bëjmë me një parti shtet, ajo përmbyset me një front opozitar, kjo është jetike për ne. Ne duhet të ecim në ngritjen e tij në të gjitha rrethet e vendit, në Tiranë, rang lokal, kombëtar dhe kudo. Përballë kemi një armik të egër që me vendosjen e monizmit paraqitet për demokracinë, armik më i rëndësishëm pas Enver Hoxhës, ky është Edi Rama. A do të pranojmë ne monizmin? A do pranojmë ne të vazhdojmë “Bussines as ussual” me këtë regjim dhe këtë qeveri, kurrën e kurrës. A do vazhdojmë ne të qëndrojmë duar kryq, apo të qëndrojmë vetëm me deklarata në Facebook dhe dalje televizive, para faktit tragjik të përdorimit të tiranisë së çmimeve kundër qytetarëve nga qeveria. Bordet janë komuniste thotë pinjolli i bllokmenëve, sepse po bëjnë mirë. E di ç’po bëjnë bordet? Vetëm në 3muaj i kanë plaçkitur shqiptarëve 340 mln euro, me çmimet që kanë diktua. Po qeveria merr 150 lekë më shumë për litër nafte TVSH, për shkak të rritjes së çmimit. Sa ndan ajo me oligarkët ne nuk e dimë, po dijmë një gjë që qytetarët shqiptarë në proporcion paguajnë më shtrenjtë se të gjithë qytetarët e botës naftën që blejnë, bukën që blejnë, orizin, sheqerin vajin.

Sot në tregun e SHBA litri i naftës është 1.3 dollarë. Sot në Shqipëri është litri është mbi 2.2 dollarë, kjo nuk është punë krize është punë vjedhje dhe shfrytëzimi i krizës për të vjedhur e varfëruar më shumë shqiptarë. Cili shqiptar e pranon këtë, asnjë se pranon por problemi është ne duhet të ngjallim besimin e tij se me lëvizjen tonë do ti japim përgjigjen më të merituar këtyre qëndrimeve këtyre praktikave çnjerëzore. Cili shqiptar e pranon, që BE edhe dje njoftoi ndërtonte autostradat me një çmime tetë herë më të ulët se Shqipëria. Cili shqiptar e pranon që ministrat të vjedhin, paratë e tërmetit dhe mos marrin kreditë që bankat dhe vendet ua kanë dhënë shqiptarëve me bujarinë më të madhe me normat të më të ulëta, por me kushtin e tenderave transparentë, me të cilat një shkollë e standardit evropian ndërtohet me 500-600 mijë dollarë, me të cilat një km autostradë ndërtohet me 1.2 milionë euro. Kurse këta duan t’i ndërtojnë me çmime tetë herë më të larta sepse vjedhin, sepse ua japin Gjicëve të tyre, klientelës së tyre dhe ndajnë paratë. Kjo është e vërtetë

Pra ne kemi një terren të jashtëzakonshëm një terren që pret vetëm veprimin tonë. Ajo që ndodh sot me shqiptaret nuk ndodh me asnjë komb tjetër. Le të ndalemi dhe njëherë te Ballkani i Hapur. Është akti më i madh i tradhtisë ndaj kombit shqiptar. Shqiptarët sot kudo që janë detyrohen Albin Kurtit, me qëndrimin e tij mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe. Nga një projekt që në vend të sanksionojë bashkëpunimin midis kombeve të barabarta sanksionon poshtërimin e Kosovës dhe rrethimin e saj armiqësor nga Beogradi, Beogradi i vogël që është Tirana dhe të tjerë, me qëllimin më antishqiptar për ta paraqitur Kosovën dhe Prishtinën si sherri i Ballkanit, ndërkohë që sherri i Ballkanit është Beogradi. Kam dëgjuar që flasin për lirinë ekonomike. Ka një revistë në botë që është më serioze se çdo revistë tjetër dhe ajo quhet “The Economist”. Njësia e inteligjencës së kësaj reviste thotë se nga projekti i “Ballkanit të Hapur” përfiton vetëm Serbia. Të jeni të sigurt se ajo revistë është jashtëzakonisht e paanshme. Por kjo seri gënjeshtarësh, aparteidesh që bëjnë avokatinë e këtij projekti, u them atyre citoni një nen të këtij traktati. Këta njerëz që s’kanë lexuar një nen të këtij traktati, sepse s’është publikuar kurrë. A nuk deklaroi Aleksandar Vuçiç në Novisad që ky traktat është 740 faqesh? Kush e ka parë këtë? Kush e ka lexuar, çfarë ka të shkruajtur në 740 faqe të këtij gangsteri, këtij traktati të hartuar prej tij? Askush nuk e di! Por prapë nuk mungojnë ata lajkatarët, gazetarë apatrid, injorantë, politikanë.

I gjithë rrjeti i Soros është ngritur në këmbë në Kosovë e Shqipëri për të mbështetur Ballkanin e Hapur. Çdo fermeri duhet t’i shkojmë tek shtëpia dhe ti themi se çfarë mynxyre është Ballkani i Hapur. Se si mund ët matet matet fermeri i Korçës, i Shkodrës apo Elbasanit, me fermerin Serb që merr 80 euro subvencion për hektarë minimumi, kur ky këtu merr as 2 euro subvencion. Këta xhahilë dhe apatridë që bëjnë avokatinë e këtij projekti dhe flasin për tregtinë e lirë, këta nuk dinë absolutisht se çfarë është tregtia e lirë. Këta dinë ç’është Beogradi dhe influenca e tij, ç’është George Soros dhe paratë e tij. Kaq dinë këta. Sepse, kur filloi tregtia e lirë në Europë që ishte edhe bërthama e krijimit të Bashkimit Europian, grupet çelik-qymyr filloi me kuota dhe çdo gjë në BE, në tregtinë e lirë, bazohet në kuota. Po të mos kishte kuota, 2-3 vende të BE do të asgjësonin bujqësinë e vendeve të tjera. Por jo! Ato vërtetë mund të punojnë edhe për të tjerë, por janë kuotat ato që rregullojnë dhe nxjerrin tregtinë e lirë në BE, një histori fitimi për të gjithë dhe jo një histori fitimi për Serbinë dhe shkatërrimi për Shqipërinë.

Bërtet nga Ohri se bujqësia po fiton, një njeri që tani është reduktuar në një hokatar të rrjedhur si Spartak Ngjela, që nuk di ça flet, është bërë Ngjela-Bis. Hajde dhe shko njëherë në Myzeqe dhe pyet se çfarë po ndodh me lopët e racës, me serat, me prodhimet e tyre. Por nuk i intereson.

Megjithatë, në rrafshin politik Ballkani i hapur është një kundërvënie flagrante e Procesit të Berlinit dhe nuk është e paqëllimtë, është projekt rus, është thënë me dhjetëra herë, është shkruar me dhjetëra herë, por këtë e firmosi Sergey Lavrov. Hegjemoni serbe do të thotë influencë ruse, s’ka asnjë diskutim, për këtë po punon Edi Rama. Pra, ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Mund ta përgënjeshtrojnë dot Lavrovin? Askush nuk e përgënjeshtron dot. Po pse këta kërkojnë influencat ruse Vuçiçi dhe Edi Rama? Se në këtë mënyrë ata janë duar lirë të bëjnë ç’të duan në vendet e tyre. Rusi ka qëllime të tjera, por në fakt, në Europë dhe botë nuk gjen të lidhur me krimin si këta të dy. Këta janë sot zyrtarët më të lidhur me krimin në Europë dhe Botë. E dinë që BE nuk i kapërdin dot, nuk i pranon dot me këto lidhje të tmerrshme krimi që kanë. Kjo është e vërteta e tyre. Pra, t’i kundërvihemi procesit të Berlinit i cili ka 30 miliardë ero investime në Ballkan, por që asnjë qindarkë nuk mund të vidhet dhe të bëhet me tendera alla-Ahmetaj, apo Erion Veliaj e Edi Rama, me negociata të mbyllura, por me transparencë.

Në këtë kontekst Partia Demokratike është në mision të madh, jo vetëm në mbrojtje të interesit kombëtar, por në mbrojtjen e interesit të çdo prodhuesi shqiptar në fshat e qytet. E dini ju kush e pëlqen Ballkanin e Hapur në Shqipëri? Vetëm ndërtuesit. Dhe jo të gjithë, ata që janë patriotë nuk e pëlqejnë. Më tha njëri një ditë, pse ngrihesh kundër? E pyes, pse? Sepse më shitën apartamentet! E pashë njëherë dhe i thash se apartamentet mund të shiten edhe sikur Shqipëria dhe Kosova të heqin çdo barrierë, të kalojnë në kuadrin e dy shtetësisë, të gjejnë praktika të tjera. Ty të shiten apartamentet, por atij tjetrit i falimenton biznesi, i falimenton prodhimi.

Ne përballemi sot, përveç këtyre, demokracia shqiptare përballet me një tjetër armik të egër dhe ky është George Soros. Të mos kemi asnjë iluzion, duhet t’ua themi të vërtetën shqiptarëve siç është. Ai është një armik i interesit kombëtar të shqiptarëve. A nuk ishte ai promotor kryesor i ndarjes dhe copëtimit të kufijve të Kosovës? Për llogari të kujt e bënte këtë mbështetje? Në ndihmë të shqiptarëve? Jo! Ata kufij të Kosovës ia ka njohur Gjykata Ndërkombëtare, e paditur Kosova nga Serbia. Për kë punonte George Soros dhe suita e tij? Punonte kundër shqiptarëve dhe punonte për Beogradin. Pasi dështoi me çështjen e kufijve, nxori projektin tjetër. Ai është promotor kryesor i projektit ‘Ballkani i Hapur’. PO tani që këtë projekt e mbështeti publikisht Sergey Lavrov, mund të fshehë George Soros e po punon bashkë me rusët për destabilizimin e Ballkanit? Nuk e fsheh dot këtë. Çdo projekt që favorizon Serbinë e Madhe është projekt që favorizon konfliktin dhe destabilizon Ballkanin. Ne duhet të qartësojmë çdo shqiptar me guxim për këtë. Ne nuk mund të pranojmë kurrë që interesat tona kombëtare të shkelmohen nga kushdo qoftë.

Dy ishin personazhet kryesore në Ohër, Sergey Lavrov nga Kremlini, Alex Soros i cili është i pranishëm dhe i ve në rresht kryeministrat sikur të ishte shefi i tyre. Dhe me çfarë, me një projekt që Shqipërinë dhe shqiptarët i dëmton në mënyrën më thelbësore. Do të thoni ju si do t’ia bëjmë tani se ky është një njeri shumë i fuqishëm? Më të fuqishëm se njerëzit e lirë që vendosën të luftojnë për fatin e tyre nuk ka asnjë njeri. Prandaj ne duhet të bindim shqiptarët, të marrim fatin tonë në duart tona, u përpoqën me të gjitha mjetet që t’i caktonin një kryetar Partisë Demokratike, dështuan siç e meritonin. Do përpiqen tas mbajnë prapë Edi Ramën kryeministër, do të dështojnë nëse ne ngrihemi në lartësinë e misionit tonë.

Ndaj dhe unë ju bëj thirrje të qëndrojmë në nivelin e idealeve të anëtarësisë sonë, të mbështetësve tanë. Koha është të bëjmë natën ditë, të bëjmë gjithçka për të shumëfishuar aktivitetin tonë, se kemi trashëgiminë pozitive, por kemi edhe problemet për t’i zgjidhur. Unë e di se secili prej jush do të dëshironte të merrej me një drejtim, me një çështje, ka ikur ajo kohë, nuk mundet më që të kemi këtë privilegj. Ne duhet të veprojmë njëkohësisht në shumë drejtime, duhet të veprojmë me të gjithë forcën tonë në organizim dhe duhet të shndërrohemi të gjithë me Kryesi, me Sekretarë në organizatorë. Duhet të shndërrohemi të gjithë, në propagandistë të të vërtetave tona, të shumëfishojmë aktivitetin tonë në rrjete sociale, në media, kudo. Duhet të shndërrohemi të gjithë në aktivistë që dimë dhe do të afrojmë çdo ditë e më shumë njerëz rreth vetes tonë, që me përkushtim të madh do të krijojmë frontin e përbashkët opozitar. Regjimi monist është mynxyra më e madhe që ka pllakosur Shqipërinë që nga koha e diktaturës hoxhiste. Ai duhet me çdo kusht përmbysur me mjetet demokratike. Unë kam besim se ne do të qëndrojmë në lartësinë e misionit dhe detyrave tona.

Faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY