Ish kryetari socialist i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar më Itali me një sasi të konsiderueshme kokaine.
Burime të besueshme i thanë Droni.al se ai u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedeto del Tronto.
Arrestimi i tij është bërë në 27 maj 2022, ku gjatë operacionit të bërë nga policia italiane i janë gjetur edhe 20 kg kokaine.
Ai është prezantuar policisë si Agim Kajmaku datëlindja 6 korrik 1971, që është dhe identiteti i ish-kryebashkiakut të Vorës.
Operacioni vijon dhe Italia ka kërkuar sqarime të mëtejshme edhe nga policia shqiptare.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/