Apeli i Posaçëm lë në burg ish gjyqtaren Enkeleida Hoxha

Apeli i Posaçëm lë në burg ish gjyqtaren Enkeleida Hoxha

49
0
Shares

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares Enkeleida Hoxha duke e lënë atë në qeli. Hoxha kërkoi heqjen e masës së sigurisë dhe hetimin e izoluar në shtëpi.

“Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 113, datë 09.06.2022 regjistrimi, me objekt ankim ndaj vendimit mbi konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg”, në ngarkim të të pandehurës E.H., ku trupi gjykues i përbërë nga kryesueseMiliana Muça, anëtare Saida Dollani dhe Igerta Hysi, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses, të pandehurës E.H., me objekt “konstatimi i shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 14, datë 10.02.2021Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Hoxha u arrestua muaj më patë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY