CORRIERE/ Si nisi operacioni i SPAK në Itali dhe nga erdhi sinjali...

CORRIERE/ Si nisi operacioni i SPAK në Itali dhe nga erdhi sinjali për turizmin shëndetëdor

89
0
Shares

SPAK ndaloi një ditë më parë disa mjekë e biznesmenë ndërsa janë sekuestruar më shumë se 500.000 euro dhe barna me një vlerë prej 20.000 euro gjatë një operacioni për raste korrupsioni dhe trafiku në mjekësi.

Zanafilla e hetimit ishte zona e Treviglios dhe një telefonatë e kryer nga shqiptarja Elmonda Popa ndërsa ajo po vuante një dënim, shkruan gazeta italiane Corriere.

Biondja 38-vjeçare ishte arrestuar në mars të vitit 2021 për korrupsion me kalimin e shqiptarëve në kufi dhe favore për vota. Ajo për pak e kishte turpëruar kryebashkiakun Juri Imeri në prag të votimeve.

Popa qëndroi 20 ditë në qeli, por nga një telefonatë e saj, nisi i gjithë operacioni që solli të paktën 10 masa sigurie. Mes tyre janë dy mjekë italianë, Domenico Carriero, 65 vjeç dhe Domenico Paternico, 53 vjeç. Në arrest shtëpie është edhe një zyrtar, i quajtur Davide Luigi Vergani dhe një farmacist.

Po ashtu është arrestuar edhe Ndue Pulaj, që mendohet se është promotori i organizatës.

Në fillim të shkurtit 2021, Popa është përgjuar duke folur në telefon me Pulajn, shqiptarin 55-vjeçar.

“Vetëm që të kaloj doganën këtu, marr 600 euro,” thotë shqiptari, i cili sipas hetuesve shpjegon gjithçka në atë bisedë: si fitonte para me turizmin shëndetësor përmes certifikatave false, përfshirë kartat e shëndetit. Ai arrinte të sillte pa leje bashkëatdhetarët e tij, të cilëve iu ofroheshin ‘paketa udhëtimi’ me tarifa të sakta.

Popa ishte shumë e interesuar për këtë biznes, thuhet në dosjen me 556 faqe të autoriteteve italiane. Por pak ditë më vonë ajo do të binte në pranga. Avokati i saj thotë se ajo thjesht po mendon si të mbyllë çështjen.

“Elmonda Popa sigurisht nuk është promotore e këtij sistemi. Ajo është manipuluar. Bëri një gabim, por tani është person i lirë që po punon shumë dhe po rikuperohet mirë,” thotë ai.

Ky grup kriminal ka shitur ilaçe për pandeminë COVID-19 në Shqipëri, pasi i vidhte në sistemin publik në Itali, ndërsa 82 pacientëve shqiptarë u ka ofruar shërbim shëndetësor në spitalet italiane me letra false.

Mjekët e vënë nën hetim janë Edvin Prifti, Aurel Vula, Ilir Broqaj dhe Vladimir Peto ndërsa biznesmenet: Aleksander Gjokaj e Ndue Pulaj.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY