3 shqiptarë thyen burgun e Trevisos në Itali ndërkohë që vetëm njëri ia doli të arratisej.
Ata u lëshuan drejt daljes pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe janë ulur me çarçafë.
Në këtë moment dy prej tyre u kapën por 27-vjeçari Edison Pula ia doli të ikte.
Ai ishte ndalur me një urdhër-arresti të europol për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.
Pula u arrestua shkurtin e kaluar nga Ekipet Mobile Treviso dhe Belluno së bashku me një 28-vjeçar. Të dy u bllokuan nga policia pranë qendrës tregtare Emisfero, në periferi të Trevisos. Një vilë fshati u identifikua gjithashtu në Carbonera e cila kishte qenë streha e të dyve. Aty policia gjeti sende të vjedhura, mjete të përshtatshme për vjedhje dhe elementë të tjerë të dobishëm për hetimin. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/