Policia jep detajet e aksidentit të rëndë, humbi jetën punonjesi i FNSH...

Policia jep detajet e aksidentit të rëndë, humbi jetën punonjesi i FNSH dhe vjehrra e tij, gruaja rëndë

71
0
Shares

Një punonjës i FNSH sëbashku me një person tjetër në makinën humbën jetën sonte në aksidentin e rëndë që ndodhi në Buzmadh të Fierit. Ndërkaq e shoqja është shumë rëndë në spital.

Ai është Sokrat Lela, i cili ndërroi jetë së bashku me vjehrrën e tij 78 vjeçr, ndërsa është rëndë Fatbardha Lela.

Ndërsa mbetën të plagosur katër persona të tjerë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.

Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L”, njoftoi policia e Fierit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY