Presidenti Ilir Meta ka qënë i ftuar mbrëmë në një darkë bga ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Meta ishte në festën e ambasadores si ish ministër i Jashtëm, ftesa e parë që ai merr prej kohësh pas një debati të ashpër me ambasadoren Yuri Kim para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.
“Shihni disa foto nga darka e veçantë që Ambasadorja Yuri Kim shtroi mbrëmë, duke mbledhur së bashku të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991: Ilir Bocka, Tritan Shehu, Arian Starova, Paskal Milo, Arta Dade, Ilir Meta, Kastriot Islami, Lulzim Basha, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Aldo Bumci, Ditmir Bushati, and Olta Xhacka. Pavarësisht keqardhjes që Muhament Kapllani, Alfred Serreqi, Besnik Mustafaj dhe Gent Cakaj nuk mundën të merrnin pjesë, mbrëmja ishte një takim i përzemërt, i ngrohtë dhe miqësor”, shkruan ambasadorja.
Me të ftuarve ishin edhe 2 eksponentë të Rithemelimit, Aldo Bumçi dhe Tritan Shehu, po ashtu. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/