Kancelari gjerman dhe Presidenti ukrainas “bien dakord të bëjnë gjithçka që munden”...

Kancelari gjerman dhe Presidenti ukrainas “bien dakord të bëjnë gjithçka që munden” për të mundësuar eksportet e grurit

73
0
Shares

Nga Genc Çaushi

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë rënë dakord gjatë një telefonate të mërkurën “të bëjnë gjithçka” për të mundësuar eksportet e drithërave nga Ukraina, ndërsa shqetësimet rriten për një krizë globale ushqimore “Kancelari dhe presidenti ukrainas shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale ushtarake dhe humanitare në Ukrainë.

Ata ranë dakord se duhet bërë gjithçka për të mundësuar eksportin e grurit nga Ukraina, veçanërisht nga deti,” thuhet ne deklaratën e kancelarisë gjermane. Thirrja e liderëve vjen ndërsa ministrat e jashtëm turk dhe rus u takuan në Ankara të mërkurën për të diskutuar probleme lidhur me eksportet e grurit nga Ukraina. Në një postim në Twitter të mërkurën, Zelensky tha se nder ceshjte te tjera ata diskutuan edhe per garantimin e sigurisë globale të ushqimit duke fajësuar Rusine per bllokimin e porteve ukrainase ne Detin e Zi.
Nderkohe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u shpreh se synimet e Rusisë në Ukrainë janë “të qarta” dhe shtoje se Moska nuk po ndalon eksportet e drithërave nga Ukraina.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në Ankara, një gazetar ukrainas e pyeti Lavrovin: “Përveç produkteve të grurit, çfarë [tjetër] i vodhi Rusia Ukrainës?” Ai u përgjigj se “për sa i përket drithërave, nuk ka asnjë pengesë apo sfidë të shkaktuar nga Federata Ruse”.

“Z. Zelensky duhet të japë një udhëzim në mënyrë që portet ukrainase të bëhen të sigurta,” tha Lavrov, duke përsëritur vërejtjet e tij të mëparshme se Ukraina duhet të çminojë ujërat e saj për të siguruar kalimin pa problem të anijeve. Lavrov tha se “nuk jemi ne ata që duhet të fajësohemi” për krijimin e një problemi dhe se “topi është në fushën e tyre [të Ukrainës]”. Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia po diskuton sigurimin e kalimit të sigurt të anijeve me ushtrinë turke. Por bisedimet midis Rusisë dhe Turqisë për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës kanë përfunduar pa zgjidhje.

Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se pushtimi i saj ka krijuar një krizë globale ushqimore dhe fajëson Kievin per minim te ujërave përreth porteve të tij.

Por Ukraina ka frikë se kjo mund ta bëjë atë më të prekshme ndaj sulmeve nga deti dhe thotë se çdo lëvizje për të shkrirë portet e saj nuk duhet të pengojë sigurinë e saj.

Ndersa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës iu kundërpërgjigj deklaratave të Lavrov. “Fjalët e Lavrov janë boshe,” tha Oleg Nikolenko përmes Twitter, së bashku me fotot e titujve të lajmeve që përmbledhin deklaratat e Lavrov. “Ukraina e ka bërë të qartë pozicionin e saj për portet detare: nevojiten pajisje ushtarake për të mbrojtur vijën bregdetare dhe një mision detar për të patrulluar rrugët e eksportit në Detin e Zi. Rusia nuk mund të lejohet të përdorë korridoret e grurit për të sulmuar Ukrainën jugore”, tha Nikolenko.

Ashper ka reaguar ne lidhje me kete çështje edhe shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, teksa eshte shprehur se ushqimi është bërë pjesë e “arsenalit të terrorit” të Rusisë. Në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg, von der Leyen theksoi nevojën urgjente për të rihapur portet e Detit të Zi të Ukrainës, si një zgjidhje për krizën e afërt globale të ushqimit. Shoqata Ukrainase e Drithërave raporton se më shumë se gjysma e kapacitetit të magazinimit në territorin nen zotërimin ukrainas është aktualisht plot. Ukraina ka ambjente magazinimi per 55 milionë tonë grurë, nga të cilat 30 milionë janë tashmë plote, njofton shoqata. Sipas tyre vetëm 20 milionë tonë mund të dërgohen jashtë çdo vit pa ndihmën e porteve në Detin e Zi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY