Operacion i madh i antimafias italiane, sera të mëdha me kanabis, 6...

Operacion i madh i antimafias italiane, sera të mëdha me kanabis, 6 shqiptarë në arrest

72
0
Shares

Antimafia italiane shkatërroi një grup trafikantësh italo-shqiptarë që kishin kultivuar plantacione me kanabis dhe kontrollonin trafikun e marijuanës në tre rajone italiane; Puglia, Sicilia e Basilicata.

Antimafia italiane ka zbatuar 11 urdhër arreste me masë sigurie “arrest shtëpie” ndaj 5 shtetasve italianë e 6 shqiptarë të akuzuar për pjesëmarrje në organizim kriminal me aktivitet në prodhim e trafik lëndësh narkotike e armëmbajtje ilegale.

Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit të koduar “Zemra” me hetime të nisura nga tetori i vitit 2018 në tetor të 2019 e që zbardhi aktivitetin kriminal të 11 të arrestuarve.

“Zemra” çoi në sekuestrimin në Itali të dy plantacioneve të mbjella me marijuanë me rreth 8 mijë rrënjë kanabis, baraz me 1 tonë e gjysëm marijuanë që për autoritetet italiane do të mund të hidhnin në treg rreth 10 mijë doza drogë.

Aktiviteti investigativ i Antimafias së Barit në zonat e komunave Cerignola, Bisceglie e Oria ka dokumentuar trafikimin përmes rrugës tokësore, të sasive të mëdha marijuane drejt rajoneve Basilicata e Sicilia e në të gjithë territorin e Puglias.

Transporti i drogës bëhej përmes korrierëve shqiptarë të identifikuar e banues në Basilicata e Sicilia e që përdornin dy automjete që lëviznin në stafetë me njëri-tjetrin.

Operacioni “Zemra” ka çuar në sekuestrimin e 113 kg marijuanë, 140 kg hashash, gjysëm kg kokainë, dy plantacione me rrënjë kanabis e dy pistoleta me numër serie të fshirë. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY