ILAÇI/ Amerikanët drejt zbulimit të madh, ia dalin të shërojnë plotësisht kancerin...

ILAÇI/ Amerikanët drejt zbulimit të madh, ia dalin të shërojnë plotësisht kancerin e zorrës

123
0
Shares

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një ilaç 100% efektiv kundër kancerit të zorrës së trashë.

Bëhet fjalë për ilaçin me antitrupa Dostarlimab, që nga testimet e kryera në institutin kundër kancerit Memoriwll Slown Ketering (Memorial Sloan Kettering) të Nju Jorkut shëroi të 18 pacientët që e përdorën. Rezultatet tregojnë madje se asnjë prej tyre nuk shfaqi shenja riformimi të tumorit kolorektal edhe një vit pas terapisë.

Dostarlimab i njohur me emrin tregtar Xhemperli (Jemperli) përdoret për trajtimin kancerit në qafën e mitrës, me rezultate tepër pozitive kryesisht në Britaninë e Madhe.

Ilaçi ka më shumë se një vit që është në qarkullim, pasi në Prill të vitit të kaluar mori lejen e përdorimit nga Agjencia Europiane e Barnave, ndërsa në Tetor të të njejtit vit u liçencua edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Shkencëtarët kanë zgjeruar menjëherë testimet e efekteve edhe tek pacientë me lloje të tjerë kanceri dhe për të konfirmuar efektshmërinë e tij.

Dostarlimab eshte nje antitrup monoklonal dhe me të u trajtuan 12 pacientë për të paktën 6 muaj. Të 12 pacientët (100%) patën një përgjigje të plotë klinike, ku tumori u zhduk. Gjate kohes qe pacientet merrnin dotarlimab, asnjë pacient nuk kishte marrë kimioradioterapi ose nuk i ishte nënshtruar një operacioni dhe asnjë rast përparimi ose rikthimi nuk ishte raportuar gjatë ndjekjes. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY