Rrëfimi tronditës i vajzës 17 vjeçe, gjithçka nisi kur isha 11 vjeçe

Rrëfimi tronditës i vajzës 17 vjeçe, gjithçka nisi kur isha 11 vjeçe

188
0
Shares

Një vajzë 17-vjeçe ka rrëfyer momente tronditëse të ngacmimit seksual ngavi ati ndërsa e akuzoi atë se ka abuzuar me të bijën për vite me radhë.

Vajza ka thënë për emisionin Piranjat në Abcnews se historia e saj filloi kur ishte vetëm 11-vjeçe, dhe në një moment babai i futet në dhomën ku flinte bashkë me vëllain dhe motrën dhe e dërgon në dhomën e tij të gjumit, pasi mamaja kishte shkuar në punë.

“Që nga momenti që babai ka pasur kontakt me mua deri kur jam larguar nga shtëpia. Ka qenë një moment te shtëpia kur po rrinim të gjithë bashkë. Më thotë a mund të përqafoj. Më puth në buzë. M’u skuq fytyra. Nuk dija sit ë reagoja. Në atë moment mendova mos e ka bërë pa dashje. Ai shpesh herë shkonte në Greqi. Shumë rrallë vinte në Shqipëri. Nuk e njihja mirë. Më dukej si njeri i huaj.. Nuk dija t’i thoja Dhe kur i kam thënë baba për herë të parë janë ndjerë çuditshëm. Nuk e prisja. Me mamanë kishte marrëdhënie të mira, por shpesh herë e keqtrajtonte. Mami një ditë kishte ikur në punë herët dhe ai do shkonte pak më vonë. Ai më merr te krevati në krahë dhe më çon te dhoma e vet, Nis më zhvesh dhe ai zhvishet komplet. Nuk mund të bëja diçka. I thoja mjaft. Derisa ai kënaqet, Mjaft të të gjente vetëm do e bënte diçka. Ishte e pamundur të shpëtoje nga ai. Ai prekte çdo gjë timen. Ai mund ta prekte të tijën me timen. Frekuentonte me mua, jo brenda meje por në çdo vend tjetër”, shprehet ajo.

Ajo tha se akoma më tronditëse ka qenë koha kur i ka rrëfyer çdo gjë nënës së saj por ajo nuk ka bërë asgjë për ta mbrojtur. E reja thotë se të njëjtën gjë babai i saj bënte edhe me të motrën.

”Më thoshte ti nuk ke pse bën kështu. Më thoshte që çdo baba e bën këtë gjë me vajzën e vet. I thoja jo largohu. Deri para një viti e gjysmë nuk kam folur me askënd. Në atë kohë i kam thënë mamasë. Deri në moshën 16 vjeçe nuk i kam thënë mamit.

Edhe mami nuk është ndonjë figurë. Ajo është shumë e ftohtë si për mua dhe për motrën. Në atë moment kur po shkonim për shtëpi po më fliste ashpër. Ai rrinte në Greqi dhe unë nuk i shkruaja. Ajo më thoshte pse nuk e merr babin tënd. I thoja e di çfarë më ka bërë mua ai. Ia shpjegoj të gjitha. Nuk u prek. Vetëm më thoshte pse nuk ma ke thënë mua. Kur shkuan në shtëpi e pyeti dhe motrën dhe i thotë edhe motrat të njëjta gjëra. Ai e mohoi”, tregoi ajo në ABC.

Adoleshentja ka kërkuar me forcë që babai i saj të dënohet për krimet që ka bërë, pasi sipas saj ai nuk abuzonte vetëm me vajzat e veta, por edhe me vajza të tjera. abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY