Ish deputeti i listës rikthehet me një detyrë tjetër nga Balla, padit...

Ish deputeti i listës rikthehet me një detyrë tjetër nga Balla, padit Metën në SPAK por i harron emrin kompanisë guaskë

124
0
Shares

Presidenti Ilir Meta së bashku me Monika Kryemadhin, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe ish-deputeti, Vangjel Tavo janë kallëzuar në SPAK nga një ish-deputet i listave të Bashës, Halit Valteri.

”Duke administruar kontratat e lobimit në favor të LSI, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kemi evidentuar se këto shpenzime nuk janë deklaruar as në bilancet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për vitin 2017 dhe as në Deklarimin Vjetor Periodik të subjekteve deklaruese, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për vitin 2017”, tha Halit Valteri.

Valteri tha se është kontaktuar nga një gazetar i huaj që i vuri në dispozicion dokumentat. Ai tha se bëhej fjalë për një kompani guaskë qipriote të cilës mezi ia gjeti emrin.

“Duke marrë shkas nga shumë denoncime të ndryshme të bëra publike, ndër to në vitin 2018 nga gazeta prestigjoze Mother Jones dhe së fundmi nga gazeta e mirënjohur austriake Kronen Zeitung është konstatuar se një parti politike jo pak e rëndësishme në Shqipëri shpeshherë ka lobuar për kauza të rreme vetëm për faktin që me anë të parave të financuara të dezinformojë zgjedhësit shqiptarë duke i bërë të mendojnë se kanë përkrahjen e Qeverisë Amerikan”.

Në padi thuhet se referuar këtyre të dhënave krijohet dyshimi se politikanë të përfolur si është rasti i Metës kanë qarkulluar  para të përfituara nga aferat korruptive duke i pastruar dhe futur në sisteme bankare në rrugë të jashtëligjshme.

Deputetët e listës u plrdorën bga PS dhe Balla për të kaluar vendime dhe ligje përfshirë dhe kushtetutën në interes të PS e qeverisë dhe kundër vullnetit të qytetarëve. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY