“Nga kolltuku i gjeneralit, te i Presidentit vetëm në junta ushtarake”

“Nga kolltuku i gjeneralit, te i Presidentit vetëm në junta ushtarake”

56
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë nga salla e Kuvendit ndërsa po votohet për Presidentin e ri,  pasi Lindita Nikolla nuk i dha fjalën.

Berisha u shpreh se kalimi nga karrigia e gjeneralit te karrigia e presidentit ndodh vetëm në juntat ushtarake.

Sali Berisha:

Në Parlamentin e Shqipërisë po kryhet një dhunim i shëmtuar i Kushtetutës së vendit, një akt antikushtetues. Votohet në shkelje flagrante të Kushtetutës për President Republike njeriu që kalon nga karrigia e Shefit të Shtabit në karrigen e kreut të shtetit, duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të Kushtetutës, nen sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet as dhe nuk mund të zgjidhet në organe apo pushtete të tjera, përveç detyrave të ushtrisë. Kandidati që votohet sot nis udhën e tij duke shkelmuar me të dyja këmbët Kushtetutën, pasi ai kandidon për president si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Pretendimi se ai dha dorëheqjen ka zero vlerë për arsye se për ushtarakun, jo tërheqja, por miratimi dhe lirimi i tij nga detyra nga Komandanti i Përgjithshëm është rruga që e çliron atë nga obligimet ushtarake. Pra, akti i dorëheqjes së tij është tërësisht i pavlerë.

Ndërhyrje nga gazetarët: Zoti Meta e dekretoi…

Sali Berisha: Unë po flas fillimin. Zotit Meta i është dërguar zhdekretimi dhe dekretimi i kandidatit. Pra, ai nuk ka shkuar aty për asnjë arsye tjetër veçse si kandidat për President. Në historinë e botës së lirë ju kurrë nuk do të gjeni një rast të vetëm kur një person kalon nga karrigia e shefit të shtabit të përgjithshëm, në karrigen e Presidentit. Kjo mund të ndodhë vetëm në junta, vetëm në puçe dhe grushte shteti. Kjo procedurë është një procedurë shumë e rrezikshme për vendin, sepse kjo i hap shteg që çdo shef shtabi të aspirojë të kapë kreun e shtetit duke shfrytëzuar këtë precedent. I cili në rastin konkret flitet se Edi Rama është korruptuar me pronat e bazave të ushtrisë, në rastet e tjera një shef tjetër shtabi mund të korruptojë, mund të marrë peng kryeministrin e një vendi edhe në dhunën e ushtrisë dhe forcës së saj, me këtë precedent, kreun e shtetit. Në një rast që s’ka ndodhur kurrë në historinë e botës së vendeve të lira, ndodh për herë të parë në narkoshtetin shqiptar. Dhe unë e denoncoj këtë me forcën më të madhe.

Pyetje: Nëse flisni për mafien e pronave të ushtrisë pse do të pritej ky kandidat në Pentagon kur do të ishte kaq i korruptuar?

Sali Berisha: Nuk u prit Saimir Tahiri në Shtëpinë e Bardhë? Këto nuk janë argumente. Saja u ul përballë dhe ishte zyrtar më i rëndësishëm se ky për të thënë të drejtën, kjo nuk përbën asnjë lloj pasaporte apo dëshmie. Fakti është se burime plotësisht të besueshëm të mediave dhe politikanëve kanë denoncuar se zotëria ka firmën mbi dokumentet për plaçkitjen e bazave në Gjirin e Palit dhe në Sarandë. Kushtetuta është një njërën anë dhe këto anë të tjera, por SKAPI i partisë deklaroi se nuk ka asnjë hetim për zotin Begaj. SKAP-i nuk guxon të hapë hetime për nivel më të larta, si p.sh. hetim për zotin Ahmetaj apo Veliaj dhe hapë çështje të tilla. Merr ca peshq të vegjël dhe thotë e zgjidha këtë punë.

Me akuzat për pronat e bregdetit jam njohur edhe më herët por për këto fakte jam njohur dje dhe sot.

Vijmë te dekreti i presidentit Meta. Presidenti humbet fuqinë e dekreteve kur është jashtë territorit. Jashtë territorit nuk ka dekret. Mund t’i referohesh edhe të drejtave kushtetuese por sipas të drejtës kushtetuese europiane nuk lëshon dekret jashtë vendit pasi kur je jashtë vendit, kryetari i shtetit është kryetari i parlamentit.

Sigurisht që do e bojkotojmë pasi nuk e imagjinonim të kishte një shkelje të tillë flagrante të kushtetutës së vendit. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të kushtetutës së vendit. Donim ta bënim në parlament këtë qëndrim por kryetarja e parlamentit e ka bërë me çelës dhe kështu. Kjo ndodh vetëm në parlamentin shqiptar ku zonja Lindita e përdor si dyqanin e vetë. Nuk ka sallë asambleje në botë që kur kërkon për çështje procedure nuk të jepet fjala. Tani kam kushtetutën para dhe po shkelmohet kushtetuta në mënyrën më flagrante.

Pyetje: A do ta ankimoni në Gjykatë Kushtetuese për procedurë?

Sali Berisha: Me këtë kontroll absolut që ka ekzekutivi mbi drejtësinë, ç’po ndodh me Gjykatën Kushtetuese. Pasi mban disa muaj çështjen në fund thotë që nuk legjitimohet procesi dhe kjo çështje.

Pyetje: A jeni të kënaqur me qëndrimin e grupit parlamentar në sallën e Kuvendit?

Sali Berisha: Mania e gazetarëve për të klonuar lajmet e mia është në mënyrë të jashtëzakonshme, ju lutem mos ma prishni lajmin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY