Rama frikë se nuk merr votat e gjithë deputetëve socialistë

Rama frikë se nuk merr votat e gjithë deputetëve socialistë

74
0
Shares

Edi Rama duket se është paksa i frikësuar për ndonjë rrjedhje vote në Parlament nga grupi socialist. Kjo u duk nga fjala e tij në grupin parlamentar.

Ai bëri një paralajmërim ndërsa tha se kandidatura e Begajt ishte konsensuale dhe se nuk kishte nevojë të kërkonte mbështetjen e deputetëve për të, gjë e cila do të vijë sipas tij, ndërkohë që arsyetoi edhe përjashtimin e emrave të tjerë si Fatos Nano, Gramoz Ruçi, etj.

Rama përmendi “edhe ndonjë deputet apo deputete që nuk mori pjesë në procesin e propozimeve me zarfe..”. Brenda grupit socialist Parlamentar ka ndonjë rezistencë ndaj zhvillimeve aktuale, që mund të bëjë të rrjedhë ndonjë votë duke qenë se votimi është i fshehtë. a.b

Fjala e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar:

 

Besoj që parashtrimi që bëri kryetari i Grupit është shterues. Ajo çka unë mund të shtoj është thjesht të falenderoj të gjithë anëtarët dhe anëtaret e Grupit Parlamentar për kontributin e dhënë në këtë proces. Një proces që për natyrën e vetë është jo i lehtë për shkak se siç e kemi diskutuar në më shumë se një rast, bëhet fjalë për të identifikuar një figurë e cila duhet të përmbushë kërkesa shumë specifike, por në të njëjtën kohë për të garantuar edhe respektin dhe moscënimin e të gjithë kandidatëve potencialë në një proces diskutimi që kthehet në një thashethemnajë të madhe dhe që merr rrugët e pazarit mediatik.

Procesi që ne zhvilluam këtu në Grup, na dha të drejtë në fund. Marrja e propozimeve nga gjithë anëtarësia e grupit me zarfat e sekretuar që pastaj u vunë në dispozicion të kryesisë së Partisë Socialiste për një diskutim konkret, emër për emër dhe kategori për kategori, së bashku me pjesën tjetër të punës që u bë nga komisioni i posaçëm që ne zgjodhëm e mandatuam për të komunikuar me palët e tjera në Parlament apo për të hapur kanal komunikimi me përfaqësues të shoqërisë civile këtu në Kuvend, na mundësuan që të arrijmë në një konkluzion që besoj përmbush nevojën alarmante që ka gjithë ngrehina institucionale e shtetit për një njeri normal në zyrën e kreut të shtetit, për një figurë me një profil sa të lartë në aspektin institucional, sepse bëhet fjalë për shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, aq edhe të pa angazhuar në gjithë përplasjet apo rrugët që kryqëzohen në arenën politike, gjë që na bën të ndihemi sot të lehtësuar nga barra e përzgjedhjes si forca dominuese që ka dhe përgjegjësinë dominuese për të udhëhequr jetën e vendit. Po ashtu na bën të ndihemi mirë me shqiptarët përtej hapësirave të kufizuara partiake sepse kandidatura e përzgjedhur prej nesh, besojmë që rezonon me të gjithë atë pjesë të popullit tonë, që jeton normalisht dhe që punon normalisht dhe që beson te puna, beson te merita, beson te integriteti, beson te respekti për njerëzit dhe te dashuria për vendin.

Këto të gjitha janë tipare që i karakterizojnë në përgjithësi figurat e përfshira në jetën aspak të lehtë të Forcave të Armatosura dhe patjetër që edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm,i cili normalisht nga sot është ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe bëhet gati të jetë Presidenti i ri i Republikës, nuk bën përjashtim.

Këto besoj janë mjaft për të plotësuar kuadrin e kësaj dite të rëndësishme për jetën e grupit dhe duhet ta mbyll duke shprehur kënaqësinë për cilësinë dhe rendimentin e mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Partisë Socialiste sepse ndryshe dhe nga ç’parashikonte vetë Sekretari i Përgjithshëm, procesi i diskutimit ishte jashtëzakonisht i hapur. Nuk pati asnjë kapërcim në proces, por përkundrazi u morën në konsideratë njw për njw të gjitha kandidaturat e mundshme dhe çdo propozim i bërë nga ky grup në procesin e mbledhjes së propozimeve në zarfat e sekretuar,gjë që na sjell sot me një kandidaturë dhe shmangu atë që mund të ishte një, siç i thonë këta deputetët nga Gjirokastra , bolori e madhe, në rast se emrat do kishin marrë rrugët dhe do të kishin hyrë në gjithë dhëmballët dhe dhëmbët e analistëve dhe opinionistëve që përgjithësisht janë në një situatë delikate pasi nuk kanë edhe shumë ushqim për të futur në sherr dynjanë në këtë fazë të jetës tonë politike.

Diskutimi i djeshëm ishte shumë përmbajtësor. Me dy fjalë edhe pse thashë po e mbyll, ne patëm nga grupi tre drejtime të përcaktuara prej profileve të propozimeve të bëra. Njëri drejtim ishte drejtimi i të vetëpropozuarve këtu në grup që u përjashtua menjëherë sepse parimi i vënë publikisht ishte që ne jemi këtu vërtet me të gjitha votat për të zgjedhur Presidentin e Republikës, por jemi në dispozicion të Republikës, nuk jemi në dispozicion të thjesht Partisë Socialiste edhe të vetvetes në këtë rast, dhe për këtë arsye e kemi thënë publikisht që në krye të herës, pavarësisht se si pastaj u spekulua, natyrisht siç ndodh rëndom që kjo ishte një lojë, që nuk do të kishim një kandidat nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Drejtimi i dytë ishte drejtimi që adresonte mundësinë për të eksploruar kandidatura që nuk janë anëtare të grupit në Partinë Socialiste, por që kanë një kontribut domethënës në jetën politike të Partisë Socialiste, që nga kryetari i Partisë, Fatos Nano dhe me radhë pastaj të tjerë për të cilët ne kemi respektin më të madh, por përsëri për arsyet e thëna edhe publikisht, ne e pamë të arsyeshme që edhe këtë drejtim ta përjashtojmë nga mundësia e përfshirjes në përzgjedhje sepse në këtë fazë të jetës së vendit, Partia Socialiste ka barrën që të jetë partia e të gjithëve dhe që pavarësisht sesi njerëzit votojnë, ata që nuk e votojnë, në fund kur vjen puna e votimit Partinë Socialiste, të mos ndihen asesi të përjashtuar nga këndvështrimi i PartisëSocialiste mbi jetën publike, jetën politike, jetën institucionale dhe zgjedhjet dhe zgjidhjet që duhen bërë.

Kështu u fokusuam te drejtimi i tretë ku Grupi kishte vënë në dispozicion të këtij procesi 26 kandidatura, gra dhe burra të nderuar me profile të ndryshme që nga profilet e jetës publike apo akademike, deri te profile që vinin nga të tjera drejtime politike. Mbas një diskutimi shumë cilësor, siç e thashë dhe mbas vënies në peshore të çdo kandidature, duke ruajtur respekt për të gjithë personat, pavarësisht se mbledhja ishte e mbyllur,pavarësisht se diskutimi ishte konfidencial, u ruajt respekti deri në fund për të gjithë personat që edhe pa dijeninë e tyre fare, ishin të përfshirë në atë diskutim.

Në fund patëm 6 kandidatura që morën më shumë kohë për tu shoshitur dhe pastaj konsensualisht duke i dëgjuar me shumëvëmendje të gjithë ato që u thanë, në mënyrë shumë konsensualerealisht, pa asnjë dyshim, edhe pse edhe për kandidaturën e Bajram Begajt u bë një diskutim shumë serioz sepse çdokandidaturë e mundshme, për sa kohë i takon botës njerëzore nuk mund të jetë 100% perfekte për të gjithë llojet e këndvështrimeve e për të gjithë llojet e opinioneve, por konsensualisht u arrit në konkluzionin që mund të vinim sot nëGrup dhe të propozonim këtë kandidaturë.

Kështu që falënderoj çdo deputet dhe deputetet. Më vjen keq për ndonjë deputet apo deputete që nuk u përfshi në këtë proces duke menduar se zarfet janë punë për mosha të reja dhe jam i bindur që herën tjetër, të gjithë do të përfshihen sepse është e qartë tanimë se ku çon procesi, por pavarësisht nga kjo, jam i bindur që dhe ndonjë që nuk u përfshi në fillim, e gjen veten tek kandidatura e Bajram Begajt për të cilin grupi do të votojë nëunanimitet të plotë e nuk ka nevojë të diskutojmë për këtë nëaspektin e vendimmarrjes politike për votimin e Presidentit të ri të Republikës.

Të gjithë natyrisht ndjejmë dhe atë momentin që ndjen njeriu kur i afrohet fundit të një vrapimi të gjatë e që do të marrë frymëmë në fund lirisht, i çliruar nga gjithë presioni mbi frymëmarrjen e vendit që shkaktoi një prani gjithmonë e më e tepërt në jetën e vendit siç ishte prania e Presidentit aktual. Faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY