LISTA E PLOTË/ Emrat në garë për n/kryetar PD dhe sekretarë. Berisha...

LISTA E PLOTË/ Emrat në garë për n/kryetar PD dhe sekretarë. Berisha paralajmëron ndryshim tjetër

77
0
Shares

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi sot në mesditë propozimet e bëra në përputhje me Statutin nga Kryetari i saj për n/kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së dhe sekretariatet e kësaj partie.

Për n/kryetar të PD-së dy vende, u propozuan:

z. Agron Shehaj
z. Oerd Bylykbashi
z. Belind Këlliçi
z. Luçiano Boçi

Për Sekretar të Përgjithshëm:

z. Flamur Noka
z. Arben Ristani

Për Sekretar për Organizatat Partnere

Znj. Iliriana Kuçana
Megi Balliu

Sekretar për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave
Ledina Mandia
Andi Pustina

Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Elda Hoti
Bislim Ahmeti

Sekretar për Organizimin
Ervin Minarolli
Aurel Bylykbashi

Sekretar për Integrimin Europian
Edmond Spaho
Lediana Fratari

Sekretar për Marrëdhënie Publike
Jola Hysaj
Sara Bodo

Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Lorenc Luka
Bedri Blloshmi

Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit
Tritan Shehu
Indrit Hoxha

Sekretar për Ligje dhe Çështje Elektorale
Ivi Kaso
Çlirim Gjata

Sekretar për Pushtetin Vendor
Dasho Aliko
Ylli Asllani

Gjykatësi i Partisë
Endira Bushati
Adriana Kalaja
Anëtarët e tjera emrat e të cilëve nuk i kam  këtu, do të jenë anëtarë të Gjykatës.

Siç e shihni këto janë propozimet.

Ndërkophë, ajo që është jo pa keqardhje se njëri nga n/kryetarët duhej të ishte pa diskutim nga zonjat. Por u vendos që në Kuvendin e parë që do të thirret Statuti të përcaktojë 1/3 e këtij Forumi të nivelit më të lartë të jenë nga zonjat.

Janë pasqyruar gjerësisht siç e shihni në postet e sekretariateve dominojnë gra dhe vajza shumë të kualifikuara.

Dominojnë prurje të reja në Partinë Demokratike por edhe drejtues me eksperiencë të saj.

Pyetje: Z. Berisha, mqse ra fjala tek femrat në garë, përflitet emri i Majlinda Bregut si Presidente e Republikës…

Sali Berisha: Të lutem. Mundësisht më pyet për Partinë Demokratike. Mo0s më pyet për farsën elektorale presidenciale. Ajo është një figurë e respektuar pa diskutim e PD-së, tani është në fushën e politikës dhe diplomacisë, por unë sot jam këtu përpara jush për këto që dëgjuat.

Pse ju doni të klononi lajmin tim?

Pyetje: I keni propozuar deputetëve të Grupit Parlamentar për të garuar për pozicione. Flas këtu për deputetë që nuk kanë qenë pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

Sali Berisha: Ka. Ka prej tyre që janë propozuar, ka që nuk janë propozuar.

Pyetje: Kanë pranuar?

Sali Berisha: Kjo vendoset me mirëkuptim por siç e shihni ka patur edhe një synim. Prurje të reja. Ka patur, jo një, por disa. Ka pasur qëllimet e veta kjo prurje. Ne përpiqemi që të mos duplikojmë funksionet. Psh të gjithë ata që mund të jenë këtu anëtarë kryesie, largohen nga Kryesia, nuk mbajnë postin edhe anëtar Kryesie, edhe Sekretar. Në tërësi, përpiqemi të bëjmë një shpërndarje sa më të gjerë dhe besoj se ju do e shihni listën dhe është një shpërndarje shumë e mirë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY