Partia Socialiste do ta zgjedhë Presidentin ditën e shtunë, pra me raundin e katërt duke evitiar garën deri në fund të një raundi të pestë.
Sot pasdite kryesia e PS do të njihet me emrin e Presidentit të ri që do ta prezantojë Rama.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha gjatë një interviste në Opinion se do të paraqitej vetëm një emër për postin e presidentit dhe do të shoqërohet nga 74 firmat e deputetëve të PS.
Balla theksoi se presidenti i ri nuk do të ishte një prej politikanëve aktivë dhe se do të ishte e kundërta e Metës. Ndërsa sqaroi se të nesërmen në orën 17:00 do të bëhej mbledhja e grupit parlamentar të PS ku do të vendosej përfundimisht për të propozuar emrin e kandidatit për president dhe më pas të shtunën do të dorëzohet para afatit të paracaktuar në Kuvend.
Ndërkaq Blendi Klosi tha në Open të Eni Vasilit se mund të jenë kandidatë për President Majlinda Bregu dhe Ardian Dvorani. Kjo është hera e parë që Dvorani përmendet si kandidat megjithëse është pritur një befasi e tillë nga Rama. Një tjetër jurist është edhe Ina Rama, ndërkohë që mbetet në tavolinë edhe Visar Zhiti.
Por Rama nuk ka hequr mendjen nga një emër socialisti që nuk është aktiv aktualisht në politikë si Valentina Leskaj, por edhe Ditmir Bushati që është në kryesinë e PS por i mënjanuar nga vendimarrjet për shkak se refuzoi projektin e ndarjes së Kosovës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/