EMRAT/ Në pranga drejtori i urbanistikës së Sarandës dhe 9 persona të...

EMRAT/ Në pranga drejtori i urbanistikës së Sarandës dhe 9 persona të tjerë

78
0
Shares

Drejtori i Urbanistikës të Bashkisë së Sarandës, Pandi Zhoga,  punonjësja e Urbanistikës, Rovena Aliaj dhe noteri Aleko Anagnosti kanë rënë në prangat e policisë për shpërdorim detyre, raporton top channel.

Prokuroria e Sarandës nxori rreth 10 urdhër-arreste për punonjësit në bashkinë dhe kadastrën e qytetit për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas informacioneve, ata kanë tjetërsuar pronat në Ksamil dhe Sarandë. Operacioni vijon ende për të vënë në pranga të gjithë personat që kanë shpërdorur detyrën.

Kujtojmë se institucioni shtetëror me më shumë kallëzime penale dhe civile në prokurori dhe gjykata është kadastra.  Një prej problemeve më të mëdha të qytetarëve shqiptarë është marrja e pronësisë së tokave.

Kujtojmë se më parë Kadastra e Sarandës është gjetur me shkelje nga njësia antikorrupsion.

Më parë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një konferencë për mediat tha se janë paditue penalisht 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë në kadastrat e vendit për legalizime të paligjshme. topchannel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY