Policia ka arrestuar Eno Beqirin që qëlloi sot me sëpatë një qytetar në një lagje në Korçë.
”Rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”, gjatë një konflikti, shtetasi Eno Beqiri dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin Sokol Duro, rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Korçë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për plagosjen me mjet të fortë të shtetasit S. D., gjatë një konflikti, të ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 13, Korçë, ju informojmë se:
Aktualisht ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, aktualisht ndodhet i shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Eno Beqiri, 42 vjeç, banues në Korçë, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/