REAGIMI/ Berisha ka ruajtur etikën me Nikollën, por Nikolla ka shkelur etikën...

REAGIMI/ Berisha ka ruajtur etikën me Nikollën, por Nikolla ka shkelur etikën në raport me funksionin e saj

93
0
Shares

Drejtoresha e Komunikimit në PD, Floriana Garo ka reaguar sot lidhur me një deklaratë  të Lindita Nikollës gjatë një interviste më DW.

Reagimi:

Ne pergjigje te vleresimit te gazetares se DW, e cila gjate nje interviste me kryetaren e Parlamentit shqiptar ngriti pyetje mbi sulmet me fjale te Z. Berisha ndaj Znj. Nikolla, ne respekt te punes se gazetareve dhe opinionit publik, sqarojme se:
Z. Berisha ka ruajtur gjithnje etiken ne denoncimet e vazhdueshme te shkeljeve te hapura te rregullores se Parlamentit nga Znj. Nikolla, per te mbrojtur Edi Ramen por Z. Berisha ka qene dhe do te vazhdoje te mbetet nje ze i forte ndaj abuzimeve te saj dhe pushtetareve te tjere ne cdo rrethane; nje ze i forte ne mbeshtetje te luftes kunder mega-aferave korruptive te qeverise dhe lidhjeve te saj me banda me te rrezikshme ne rajon te cilat sot po denoncohen nga drejtesia e vendeve te BE. Ai do jete pa medyshje nje ze i ashper ndaj grabitjes se prones publike, rritjes tejet te rrezikshme te borxhit publik dhe eksodit masiv te rinise nga vendi dhe rrenimit keshtu te te ardhmes se shqiptareve.
Sfidat e parlamentit shqiptar nuk vijne nga denoncimi i pakompromis i ketyre dukurive tashme te njohura publikisht dhe boterisht, por vijne nga bashkefajesia e kesaj maxhorance ne aktivitetet e mesiperme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY