Meta për Nishanin: Mbrojtës i shkëlqyer i interesit publik dhe kombëtar

Meta për Nishanin: Mbrojtës i shkëlqyer i interesit publik dhe kombëtar

57
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka kryer homazhe sot tek trupi i ish Presidentit Bujar Nishani.

”U përula sot me respekt dhe nderimin më të thellë para ish-Presidentit, Bujar Nishani.
U shpreha ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Odeta, fëmijëve Ersit dhe Fionës, si dhe të gjithë familjarëve të tyre, për këtë ndarje të dhembshme dhe shumë të parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Nishani.
Ai, nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor, por një nga politikanët dhe mbi të gjitha shtetarët më të përgjegjshëm dhe serioz të këtyre dekadave, në çdo detyrë, politike dhe shtetërore, ku shkëlqeu me korrektësinë, integritetin, principalitetin dhe konstruktivitetin që e karakterizonte, në mënyrë të veçantë si President i Republikës, ku spikati si një mbrojtës i shkëlqyer i Kushtetutës, i interesit publik dhe kombëtar, i demokracisë, parimeve dhe vlerave më të rëndësishme të saj.
Ish-Presidenti Nishani, simbol i virtyteve më të mira dhe njeëzore, la pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata, të cilëve ju shërbeu me përkushtim dhe besnikëri.
I paharruar kujtimi i Tij!”, deklaroi Meta pas nderimeve dhe ngushëllimeve të familjes Nishani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY