Gjykata e Posaccme shpalli vendimin pwrfundimtar ndaj prokurorit tw Sarandws, Sali Hasa dhe të pandehurve të tjerë.
Sali Hasa është dënuar me 3 vitr dhe nga gjykimi i shkurtuar shkon në 2 vjet dhe iu konvertua në shërbim prove 4 vjet.
Emiliano Mirani 1 vit e 6 muaj
Elsiona Papa 8 muaj
Markelina Alinani 2 vjet
Qerim Rucci 1 vit e 6 muaj
Julian Zera 8 muaj
Bledar Hajredinaj 1 vit 6 muaj
Napolon Hodaj 1 vit 4 muaj
SPAK kishte kërkuar dënime të tjera.
SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.
Ndërkaq kërkesa për personat e tjerë është si më poshtë:
Emiljano Mirani 2 vite e 6 muaj burg
Elsona Papa 1 vit burg
Napolon Hodaj, oficer i policis gjyqësore, 2 vite burg
Julian Zera 1 vit e 3 muaj burg
Markelian Alinani 3 vite e 6 muaj burg
Qerim Ruçi, arbitër, 2 vite e 6 muaj burg
Bledar Hajredini 2 vite burg.
Akuzat:
1.Sali Hasa, akuzuar se ka kryer veprat penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e fshehjes dhe deklarimit të rremë, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 257/a/2 të Kodit Penal.
2. Napolon Hodaj, akuzuar se ka kryer veprënpenale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
3. Emiljano Mirani, akuzuar se ka kryer veprënpenale të“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.
4. Elsona Papa, akuzuar se ka kryer veprënpenale të“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.
5. Markelian Alinani, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Paracaktim i rezultateve sportive”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25, 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
6. Julian Zera, akuzuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i parë dhe 25 i Kodit Penal si dhe 305/b/1 të Kodit Penal.
7. Qerim Ruçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.
8. Bledar Hajredini, akuzuar se ka kryer veprënpenale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 197/a, paragrafi i dytë dhe 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
loading...