Njoftimet e zyrës së dizinformimit Rama Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE)
jane trillime pa asnjë bazë, deklaroi sonte drejrorja e Komunikimit në PD, Floriana Garo.
Deklarata:
PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qendrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendëshme në PD.
Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.
Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:
1. Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së
2. Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS
3. Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/