Nga 1 Qershor 2022, për 30 ditë Shqipëria do të mbajë presidencën e Këshillit gati një vit pas vendi është anëtar i Përkohshëm e Këshillit të Sigurimit.
Në New York në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit do të jetë kryeministri Edi Rama dhe ministria e punëve të jashtme Olta Xhacka.
Ferit Hoxha ambasador i Shqipërisë në OKB tregon përgjegjësinë e madhe natyrshëm dhe privilegjin e marrjes të presidencës të Këshillit të Sigurimit nga vendi jonë, raporton top cbannel.
Olta Xhaçka shefja e diplomacinë Shqiptare thotë se me marrjen e presidencës të këshillit Shqipëria do të jetë pararojë e përpjekjeve diplomatike për të izoluar Rusinë
Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky Këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dy vjeçar. tch
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/