Ishin 2 policë që u rrëzuan në Dukagjin, pse policia fshehu faktin...

Ishin 2 policë që u rrëzuan në Dukagjin, pse policia fshehu faktin që e zbuloi ambasada amerikane

112
0
Shares

Nuk ka qënë një polic që rrëshqiti në humnerë në Dukagjin por dy. Ëshzë e pashpjegueshme se pse policia në një njoftim të gjatë dhe me detaje fshehu plagosjen e policit të dytë.

Nul do ishte mësuar asnjëherë nëse ambasada amerikane të mos shpjehonte aksionin e KFOR për nxjerrjen nga humnera të dy policëve që qëndronin atje prej 24 orëve.

“Sot (28 maj 2022), pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black Haëk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it.

Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Hawk në shpëtimin me ngritje, nxorri në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore”, ka shkruar ambasada e SHBA një natë më parë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ai thekson se për shkak të terrenit të vështirë, misioni i NATO-s dërgoi helikopterin Black Hawk për shpëtimin e dy efektivëve të FA. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY