NDAHET NGA JETA ISH PRESIDENTI I REPUBLIKËS, BUJAR NISHANI

NDAHET NGA JETA ISH PRESIDENTI I REPUBLIKËS, BUJAR NISHANI

92
0
Shares

U nda nga jeta sot ish Presidenti, Bujar Nishani.

Ish Presidenti u nda nga jeta pas disa javësh kurim për një situatë të rëndë shëndetësore postcovid.

Ai po kurohej ne një spital në Gjermani pasi situata e tij shëndetësore u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

Me shfaqjen e simptomave të rënda Nishani fillimisht u shtrua në Senatorium në Tiranë pasi covidi e la me shenja pneumonie në mushkëri. Më 23 prill ai u dërgua për mjekim në Gjermani ndërsa kohët e fundit po mbahej në trajtim të thellë. Ai vuante nga pneumoni bilaterale e shoqeruar me insufiçencë respiratore.

Ish Presidento Bujar Nishani ishte 56 vjeç dhe ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.

Më herët ai mbajti poste të rëndësishme në qeveri,  si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë. Ndërkaq ai u zgjodh deputet i PD në legjislaturat 2005-2009 dhe 2009-2012 kur u zgjodh edhe President.

Nishani la pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë si dhe të shoqen. a.b

Karriera profesionale dhe politike 

Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n. Zoti Nishani rikthehet në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.

Karriera politike e zotit Bujar Nishani ka kaluar nëpër disa etapa: në vitin 1991 anëtarësohet në Partinë Demokratike; në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën; në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike; në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.

Nga marsi 2007 – shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm; nga shtatori 2009 – prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, detyrë të cilën e mbajti deri në qershor të vitit 2012, kohë në të cilën Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY