Ngjarje e rëndë në Fushë Arrëz, korenti u merr jetën nënës dhe...

Ngjarje e rëndë në Fushë Arrëz, korenti u merr jetën nënës dhe dy vajzave

73
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Fushë- Arrëz ku një nënë 43 vjeçe me dy vajzat e saj përkatësisht 19 dhe 16 vjeçe kanë humbur jetën.

Besohet se shkak i vdekjes ka qënë kontakti me energjinë elektrike ndërsa njëra nga vajzat ishte në dush dhe ka rënë në kontakt me energjinë.

Nëna 43 vjeçe, shkoi për ndihmë së bashku me vajzën tjetër, por fatkeqësisht kanë humbur jetën edhe ato, duke shkaktuar një tragjedi.

Në shtëpi ndodhej edhe djali që po ashtu është dëmtuar nga korenti. m.k

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY