Po vijon numërimi elektronik i votabe të këshillit kombëtar të PD për zgjedhjen e Kryesisë së re të Saj që do përbëhet nga 20 anëtarëve të saj të rinj.
Kreu i komisionit Agron Loka fillimisht ka shpjeguar procedurën: “Janë gjithsej, 280 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ku kanë votuar 227 anëtarë. Një fletë votimi është dëmtuar gjatë procesit dhe është futur në zarf të mbyllur. Fleta e votimit mund të dalë edhe pjesërisht e pavlefshme, sikurse mund të dalë edhe e pavlefshme e gjitha në rast se do të ketë tejkalim të numrit të caktuar për votuesit në listë. Mund të jetë e pjesshme nëse kanë gabuar tek numri i zonjave ose tek numri i zotërinjve”, tha ai.
Numërimi po ndiqet nga anëtarë të këshillit dhe nga mediat. Secili kandidat mund të shënojë në kohë reale të numërimit votat që ka marrë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/