Kolegët e Nishanit, dhimbje për humbjen e mikut. Këshilli Kombëtar, 1 minutë...

Kolegët e Nishanit, dhimbje për humbjen e mikut. Këshilli Kombëtar, 1 minutë heshtje në nderim të ish Presidentit

56
0
Shares

Kanë reaguar menjeherë pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të Nishanit, drejtues të lartë të PD, deputetë dhe miq të tij.

“Nje lajm i hidhur ka pak qe u konfirmua ; Bujar Nishani , ish-President i Republikes, minister dhe funksionar ne disa poste te rendesishme te PD ne vite, ka nderruar jete!
Nje fatkeqesi per familjen dhe per gjithe demokratet.
Respekti yne per gjitheshka dha per PD dhe per vendin, do e shoqeroje kurdohere!”, shkruan kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.

”I hidhëruar nga ikja e President Bujar Nishanit! Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve, të afërmve dhe miqve që i kishte të panumërt për vetë personalitetin dhe zemërgjerësinë e tij!

Do ta kujtoj miqësinë e tij dhe i jam mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat! I nderuar që e njoha nga afër! I përjetshëm qoftë kujtimi i President Nishanit!”, shkruan Belind Këlliçi.

“Nje lajm shume i trishte na pikellon te gjitheve.
Bujar Nishani ndron jete mbas nje semundje te rende.
Nje humbje e madhe kjo per familjen, politiken shqiptare, PD, per te gjithe.
Ngushellimet me te sinqerta rrethit te tij familjar, miqve, shokeve, bashkepuntoreve.
Do ta kujtojme gjithemone me respekt dhe nderim te vecante”, shkruan deputeti Tritan Shehu.

Ndërkaq këshilli kombëtar i PD që është mbledhur sot mbajti një minutë heshtje në nderim të tij. Vetë Nishani ishte në listën e kandidatëve të PD për anëtar kryesie. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY