Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekspertët ushtatakë: Si do jetë strategjia e re ruse në Ukrainë

28/05/2022
Rusët vijojnë bombardimet, nuk respektojnë korridorin humanitar në Mariupol
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në fillim të sulmit, zyrtarët rusë thonin se qëllimi i luftës në Ukrainë ishte çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Oleksii Kovalenko, strategjia e Rusisë në Ukrainë deri tani ka rezultuar e dështuar.

Në ditët e para të sulmit të Rusisë në Ukrainë, analistët perëndimorë parashikonin se ushtria ruse do të merrte me shpejtësi kontrollin e Ukrainës dhe të kryeqytetit të saj, Kievit.

Tre muaj më vonë, është e qartë se ushtria ruse ka shkaktuar dëme të mëdha.

“Ata kanë kapur territore duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme për ekonominë ukrainase. Ata po bllokojnë edhe eksportin e grurit”, thotë Ben Hodges, gjeneral në pension.

Megjithatë, ekspertët ushtarakë perëndimorë thonë se fushata ruse ka qenë e dështuar.

“Ata dështuan në çdo synim. Ministria e Mbrojtjes është ekspozuar si një institucion i korruptuar. Ushtarët e tyre janë vrasës, që përdorin armët pa dallim, edhe ndaj civilëve”,thotë zoti Hodges.

Ish komandant i ushtrisë amerikane në Evropë thotë se Rusia e kishte nënvlerësuar gatishmërinë e popullit ukrainas për të luftuar.

“Lufta është një test logjistik. Është e qartë se ushtarët dhe populli ukrainas ka moral të lartë, sepse ata po luftojnë për shtëpitë dhe familjet e tyre. Ndërsa Rusia është agresori pushtues. Ushtarët rusë po përdoren sepse udhëheqësit e tyre nuk kujdesen për ta”, thotë ai.

Rezistenca e ukrainasve detyroi rusët të ndryshojnë strategjinë fillestare të pushtimit të shpejtë, në një operacion më të ngadaltë, më vdekjeprurës dhe që shkakton më shumë dëme.

“Ata po mundohen të grumbullojnë një numër shumë të madh forcash. Ata thjesht po zvarriten në mënyrë të ngadaltë, joefikase dhe shkatërrimtare në territorin ukrainas, duke shkatërruar gjithçka. Kjo është e ngjashme me atë që Rusia ka bërë në Grozny, Siri, Donbas dhe Krime, që duke shkatërruar zonën të shkatërrojë armikun”, thotë Ian Brzezinski nga Këshilli i Atlantikut.

Ai thotë se strategjia e re e Kremlinit kërkon angazhim afatgjatë të aleatëve perëndimorë për të vazhduar sanksionet kundër Rusisë dhe për të ofruar ndihmë materiale dhe logjistike për Ukrainën.

“Është një lojë e një lufte të zgjatur në të cilën ruajtja e besimit dhe moralit ukrainas është shumë e rëndësishme. Kjo arrihet përmes ndihmave perëndimore, vazhdimin dhe shtimin e dërgesave ushtarake për Ukrainën”,thotë analisti Brzezinski.

Gjenerali në pension Hodges parashikon se sulmi do të zgjasë deri në vjeshtë dhe se forcat ukrainase do të rimarrin territoret e pushtuara nga rusët.

“Në fund të gushtit dhe pjesën e parë të shtatorit, forcat ruse do të dështojnë. Deri atëherë shpresojmë që Ukraina të ketë mjaftueshëm aftësi sulmuese për të nisur një kundërsulm, që rusët të largohen aty ku ishin të paktën më 23 shkurt. Mendoj se kjo do të ndodhë në shtator”, thotë ai.

Por rindërtimi i Ukrainës është një sfidë e madhe me të cilën vendi duhet të përballet. Banka Botërore thotë se lufta ka shkaktuar dëme në vlerë prej mbi 60 miliardë dollarësh, në ndërtesat dhe infrastrukturën e vendit, ndërsa ka zhvendosur më shumë se 12 milionë njerëz. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.