Berisha denoncon degradimin e Gjykatës së Lartë, anulohet rekursi dhe vendime në...

Berisha denoncon degradimin e Gjykatës së Lartë, anulohet rekursi dhe vendime në dhomën e këshillimit pa u njoftuar palët

59
0
Shares

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sot vendimin e qeverisë për të hequr dorë nga rekurset në gjykatën e lartë me justifikimin për të ulur ngarkesën e gjykatës.

Berisha tha se prej 7 vitesh Gjykata e Lartë funksionon nga 2-3 që kishte, tani ka gjithsej 13 gjykatës. Pavarësisht stokut të tmerrshëm që është krijuar mazhoranca nuk plotëson vendet, tha Berisha.

“Përse e lë Gjykatën me gjysëm gjykatësish? Sepse i do të gjithë të klonuar, do gjykatës të klonuar alla Sadush, alla Dvoran. Dvorani është akoma lojtar rezervë.

Shqipëria pushon së funskionuar  si një shtet me drejtësi në tre shkallë.

Përkundrazi, shkallë supreme e drejtësisë tani e tutje është Edi Rama dhe Don Agaçio. Ata janë bërë tani gjykatës supremë me këtë vendim turpi dhe antikushtetues”, tha Berisha në konferencën për shtyp.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Gjykata në kundërshtim me Kushtetutën ka hapur praktikën e revokimit të vendimeve të Gjykatës së Lartë për kalim në seancë gjyqësore. Tani kalon në gjykim në dhomë këshillimi, pa i njoftuar palët.

Kjo do të thotë që një ditë prej ditësh e gjen veten pa shtëpi, pa pronë, pa ortakëri në biznes sepse nuk ftohesh më në gjyq.

Nuk besoj se në kohërat më të errëta të diktaturës të ketë ekzistuar kjo formë.

Kaq absurde, perverse, antiligjore dhe antikushtetuese.

Nuk mund të ketë degradim të tillë të drejtësisë në këtë shkallë siç ndodh me këtë vendim.

Përmes kësaj praktike, Sado – Gjykata apo Gjykata e Lartë po cënon rëndë procesin e rregullt ligjor duke shkelur rëndë parimin e sigurisë juridike. Parim themelor i shtetit ligjor. Nuk ka shtet ligjor, pa sigurinë juridike.

Të gjitha vendimet pa sigurinë juridike janë letër.

Pikërisht ky plan është përgatitur nga Sadushi në bashkëpunim me Agaçion për të shkelur me këmbë të drejtat e mijëra qytetarëve që zvarriten prej 20 vitesh për çështje të cilave u ka ardhur koha të dëgjohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY