40 familje që banojnë në një pallat të vjetër në Vlorë duhet të largohen urgjent nga ndërtesa pasi rrezikon të shembet, njofton drejtoria e emergjencave civile të qarkut.
Pallati parafabrikat ndodhet në lagjen “24 Maji” dhe rreziku erdhi pasi në katin e parë u ndërtua një lokal duke prishur muret mbajtëse.
Zyrtarët në Vlorë u kanë kërkuar 40 familjeve të largohen menjëherë nga ndërtesa dhe bashkia u ka akorduar atyre bonus qiraje. Një prej banorëve ka thënë se për këtë problem ka informuar edhe kryeministrin Edi Rama.
“Djali im i bëri një e-mail Kryeministrit, ku ia shpjegoi të gjitha. Nuk na ka kthyer përgjigje. Pallati sa vjen e shkatërrohet më shumë. Unë që jam në katin e pestë e ndiej më shumë. Më është shkëputur soleta nga tjetra, 10 milimetra. Ç’binte jashtë, më hynte brenda”, ka thënë banori.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/