Gjykata Administrive shkarkon dy prokurorë të SPAK, si erdhi vendimi që ndërlikon...

Gjykata Administrive shkarkon dy prokurorë të SPAK, si erdhi vendimi që ndërlikon vendimarrjen në institucionet e drejtësisë

48
0
Shares

Pezullohen nga detyra dy 2 prokurorë të SPAK pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit.

Ata janë Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu ndërsa vendimi erdhi pasi gjykata ka pranuar ankimin e prokurores Sonila Muhametaj, e cila ishte në garë me 2 të zgjedhurit nga KPL për në SPAK.

Gjykata ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i padrejtë. SPAK tashmë është më 2 anëtarë më pak.

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK.

Prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë.

Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimmarrjet e marra e KLP-së janë dhënë në konflikt  interesi. Gjithashtu ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mos marrjen e pikëve të plota, shprehet gjykata. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY